Hapje në Perëndim, mbyllje në Lindje
Autori: Gazeta inFokus
12:33 | 17 June 2017
Me heqjen e vizave për në BE, për shumë ukrainas u bë realitet një ëndërr. Pas hapjes në Perëndim, ka shenja për një mbyllje të mëtejshme në Lindje.
Që prej rreth një jave, ukrainasit kanë të drejtë të qarkullojnë pa viza në Bashkimin Evropian. Kushti më i rëndësishëm: një pasaportë biometrike, në të cilën janë të ruajtuara në mënyrë digjitale të dhëna personale si gjurmët e gishtave. Që prej hyrjes në fuqi të marrëveshjes me BE, në 11 qershor, në BE kanë hyrë gjithsej 315.000 qytetarë të këtij shteti evropianolindor. Këtë e bëri të ditur të premten, në 16 qershor, autoriteti ukrainas i mbrojtjes së kufirit në Kiev. Prej tyre, 8690 vetë kanë hyrë pa viza dhe kanë përfituar nga rregulli i ri.
Një ëndërr bëhet realitet
Për Olenan nga Kievi, për shumë bashkatdhetarë është bërë realitet një ëndërr. Ajo ishte një nga ukrainaset e para që lejohet të hyjë që prej 11 qershorit pa vizë në BE. “Kam pritur tepër gjatë, 10-15 vjet, për këtë”, i tha e reja DW pasi mbërriti në aeroportin e Këln/Bon-it. “Gjithçka eci pa probleme, në anglisht vetëm thashë se ku doja të shkoja”, tregoi Serhij për kontrollin e pasaportave në aeroport. Punonjës të konsullatës ukrainase ngritën grupe të veçanta për të ndihmuar në zgjidhjen e rasteve të mosmarrëveshjeve. Por shërbimet e tyre u nevojitën rrallë.
Gjithsej 16 ukrainasve iu refuzua deri tani hyrja në BE, bëri të ditur autoriteti i mbrojtjes së kufirit në Kiev. Shkrimtarja ukrainase Kateryna Babkina përshkruan në një artikull për DW atë që ndiejnë shumë ukrainas këto ditë. “Heqja e vizave me BE nuk na çliron nga kufijtë dhe vijat ndarëse”, shkruan Babkina. Biletat e fluturimit dhe hotelet vazhdojnë të jenë të shtrenjta, edhe gjuhët e huaja, shkruan ajo, nuk janë bërë më të thjeshta. “Por nuk ka nevojë më të dëshmosh se je ok”.
Objektivi numër një, për shumicën e ukrainasve, që udhëtojnë pa vizë, është Polonia, bëjnë të ditur forcat kufitare të Ukrainës. Por lehtësirat aktuale vlejnë vetëm për vizitorët. Ata ukrainas që punojnë ose studiojnë në BE kanë nevojë edhe më tej për vizë.
Diskutohet futja e vizave për rusët
Kur Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko hapi më 11 qershor në kufirin e Ukrainës me Sllovakinë si një derë simbolike për në Evropë, ai e deklaroi të përfunduar lamtumirën e vendit të tij nga Rusia.
Kjo lamtumirë u përshpejtua pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Me hapjen drejt Perëndimit, Ukraina javët e ardhshme do të fusë një detyrim për viza me Rusinë. Parlamenti i Ukrainës mund të merret me këtë temë që në fund të qershorit. Por disa politikanë në Kiev mendojnë se detyrimi për vizë me Rusinë do t’i kushtonte miliona Ukrainës dhe do të ishte shumë i shtrenjtë për këtë vend me probleme ekonomike. Të tjerë u shprehën që në Ukrainë të lejohen të hyjnë vetëm rusë me pasaporta biometrike. Ky rregull i ri duket më i mundshëm. Kjo në një kohë kur Ukraina është mbyllur gjithnjë e më tepër ndaj Rusisë që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia, midis të tjerash me vendosjen e një gardhi në kufi dhe me ndërprerjen e qarkullimit ajror.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































