Muri kinez do restaurohet me mushka
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 16 June 2017
Për më shumë se një dekadë, mushkat kanë qënë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për restaurimin e Jiankou ( xhian-ku), seksioni 1.000 metra i gjatë i Murit të Madh kinez të njohur për kurrizet dhe pjerrësine e tij të rrezikshme.
Cao Xinhua, i cili është bërë pjesë e projektit duke vënë në dispozicion kafshët e tij, shpjegon se shtegu është tepër i thiktë dhe shkëmbi mjaft i lartë për punëtorët, ndaj tullat mund të transportohen vetëm me mushka.
“Lartësia është shumë e madhe. Ky rrip i murit këtu përbën dhe pjesën më të rrezikshme të tij. Është shumë e vështirë të ngjitesh, le më pastaj të ngresh dhe tulla”, tha Cao Xinhua, pronar mushkash.
Atëherë kur munden, restauruesit përdorin tullat origjinale të shkëputura nga struktura. por kur nuk arrijnë të gjejnë të tilla, në dispozicion kanë tulla të prodhuara në bazë të udhëzimeve specifike.
“Çdo pjesë e murit, është terren më vete, ndryshon gjatësia, lartësia dhe pjerrësia. Ndaj transportimi i materialit është kaq i vështirë. Në zonën e fundit të tij, as mushkat nuk i dërgojnë dot tullat”, tha Cheng Yongmao, inxhinjer.
I famshëm për bukurinë e tij të egër, Jiankou u ndërtua në 1600-tën, në vitet e fundit të shkëlqimit të dinastisë Ming. Por ai është më i ri krahasuar me pjesë të tjera të strukturës, të ndërtuara përpara dy mijë vjetësh. Inciatiava e qeverisë kineze për të mbrojtur fortifikimin e lashtë, ka bërë që Jiankou t’i nënshtrohet përpjekjeve intensive riparuese. Qasja e kujdesshme e autoriteteve lokale vjen pas disa tentativave të dështuara për restaurimin e shkallëve të brendshme të tij që shkaktuan indinjatë në mbarë vendin vitin e kaluar, sepse në atë rast, gurët origjinalë u hoqën dhe u zëvendësuan me rërë e çimento.
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...