Lajme

Ruçi kërcënoi me shkarkimin e Metës, ish-ministri i LSI i tregon Kushtetutën

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 16 June 2017

Deklarata e Ilir Metës se si president nuk do të dekretonte asnjë qeveri apo ministri e dalë nga vjedhjet e manipulimi i zgjedhjeve, shkaktoi reagime të ashpra në kampin rozë.

Ditën e djeshme deputeti socialist Gramoz Ruçi deklaroi se nëse Ilir Meta do ta ndërmerrte një hap të tillë, ai do të shkarkohej nga detyra e marrë.

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në rrjetin social Twitter, i kujton Gramoz Ruçit se me Kushtetutë shkarkimi i Presidentit kërkon 93 vota, duke nënkuptuar kështu se kjo është e pamundur.

-Advertisement-

“Nuk e di për kushtetutën e Fierit, por ajo Shqipërisë thotë se: Shkarkimi i Presidentit të Republikës vendoset nga 93 deputetë,” shkruan ai. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera