Aktakuzë ndaj zyrtarit që shtyri votuesit të votojnë partinë që përfaqësonte
Autori: Gazeta inFokus
14:03 | 16 Qershor 2017
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit L.A. për vepër penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve.
Sipas aktakuzës, i pandehuri si koordinator i vëzhguesve të njërit nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, duke keqpërdor pozitën apo autoritetin e tij, këshilloi votuesit që të votojnë në favor të subjektit politik që ai përfaqësonte, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Pejës, transmeton lajmi.net.Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzën me marrëveshje mbi pranimin e fajësisë kundër të pandehurit L.A. për vepër penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 214 i Kodit Penat të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri L.A. më 11 qershor 2017 në shkollën fillore “Asdreni” në Pejë, si person zyrtar dhe atë si koordinator i vëzhguesve të njërit nga subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, duke keqpërdor pozitën apo autoritetin e tij, këshillon votuesit që të votojnë në favor të subjektit politik që ai përfaqësonte, ashtu që i pandehuri fillimisht i jap dëshmitarit N.M. një kopje të fletëvotimit se cilët kandidatë dhe subjekt politik të votojë, ndërsa më pas i njëjti ndalohet nga Policia e Kosovës të cilët në çantën e të pandehurit gjejnë dhe sekuestrojnë gjashtë kopje të pa plotësuara të fletëvotimeve.
I pandehuri me këto veprime duke keqpërdor pozitën, detyrën dhe autoritetin e tij, si person zyrtar ka përmbushur elementet e veprës të përshkruar sikur më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtorë dhe ta dënojë sipas ligjit.

T� tjera
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...






























