Lajme

Kapet me 20 kg drogë pronari i një kompanie nafte në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 16 June 2017

Një biznesmen, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri dhe ish-president i një ekipi futbolli në Greqi është vënë në pranga me 20 kilogramë kokainë.

Mediat greke bëjnë me dije se bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar në Larisa, ku bashkë me biznesmenin grek janë arrestuar edhe 3 shqiptarë.

Biznesmeni grek, është i njohur në zonën e Thesalisë dhe Trikalës për përfshirjen e tij në futboll.

-Advertisement-

Gjatë arrestimit, përveç 20 kilogramë kokainë, atij i janë gjetur edhe 100 mijë euro me vete.

Siç bëjnë të ditur mediat greke, greku është pronar i një kompanie nafte në Shqipëri si dhe i një firme paketimi domatesh në Greqi. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera