“Carla Del Ponte…” nesër në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus
12:02 | 16 June 2017
Performanca teatrore e Qendrës Multimedia “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”, mbas turneut të suksesshëm në Dyseldorf e Hamburg, tani do të shfaqet sërish edhe në Prishtinë, në teatrin “Oda”, nesër nga ora 20:00.
Regjinë e kësaj performance e ka bërë koreografi gjerman Jochen Roller, tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj, kurse performojnë aktoret e mirënjohura kosovare: Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci e Vjosa AbaziNё kёtё performancё kosovare-gjermane, koreografi nga Berlini Jochen Roller e bёn regjinё e dramës sё re tё dramaturgut nga Prishtina, Jeton Neziraj.
Nё shfaqje, protagonistja kryesore ёshtё Carla Del Ponte, e cila udhёton nё Kosovё me qёllim tё ndjekjes sё kriminelёve tё trafikimit tё organeve. Gjatё njё pauze tё shkurtёr, ajo shkon nё Starbucks Café nё Prishtinё dhe befasohet qё pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atё nё Europё. Ky incident shkakton pёrçartje nё lidhje me liberalizimin e dёshtuar tё demokracive tё vjetra europiane, atraksionin pornografik tё kapitalizmit perёndimor, tregtinё me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane. Koreografi Jochen Roller vё tekstin e Nezirajt nё lёvizje, me pesё aktoret e shquara kosovare tё cilat luajnë me tekstin nё gjuhёn angleze brenda njё koreografie të ritmit të shpejtë. Aktoret transformohen marrёzisht nga Carla Del Ponte në Madeleine Albright, në gruan e trishtuar gjermane, Marina Abramoviq, Nёnёn Tereze, organ-kërkues, organ-dhurues, Ulay, Bill Clinton, Elez Nikçi dhe në vёllaun e Carla Del Pontes. “Carla Del Ponte pi Vanilla Chai Latte nё Prishtinё” ёshtё performancё verbuese e njё perspektive nё ndryshim të vazhdueshëm dhe e një koreografie të qёndrimeve tkurrëse.
Ështё vallzim propagandistik mbi këmbënguljen e ideologjisë – e shpejtё, e furishme, tragjike dhe qesharake. Kostumet për shfaqje i ka punuar Sebastian Ellrich, kurse ndriçimin e kan bërë Marek Lamprecht dhe Denis Berisha. Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia dhe FFT, Dyseldorf, kurse është financuar nga Robert-Bosch-Stiftung/Szenenwechsel, Nationales Performance Netz Germany dhe Goethe Institut. Qendra Multimedia mbështetet nga Zyra e Unionit Evropian në Kosovë.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































