U lejuan kopjimet në testin e maturës
Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 16 June 2017
Avazi i vjetër i manipulimeve, kopjimeve dhe përdorimit të telefonave gjatë procesit të testimit të maturanteve ka vazhduar edhe këtë vit. Nga 45 shkolla, në 18 komuna sa ka monitoruar, Këshilli Rinor i Kosovës ka identifikuar gjithsej 74 raste ku nxënësit kanë kopjuar dhe kanë bashkëpunuar ndërmjet vete.
Sipas Agnesa Qerimit nga kjo organizatë shqetësues mbetet situata e keqe e administrimit dhe e publikimit të testit në rrjete sociale. “Ne kemi monitoruar në 45 shkolla, në 77 qendra, në rreth 18 komuna të vendit, në këto vende kemi vërejtur 74 raste, kemi identifikuar kopjim dhe bashkëpunim mes nxënësve, dukuri tjetër është edhe përdorimi i telefonit gjatë testimit edhe pavarësisht që në fillim u janë marrë telefonat, prapë është vërejtur përdorimi i tyre, sepse pas fillimit të testit në “Facebook” janë publikuar një mori e madhe e pyetjeve dhe përgjigjeve, mbi 45 postime të tilla, tjetër shqetësim është edhe keqadministrimi. Ne kemi vërejtur 38 raste ku administrata ka ndihmuar nxënësit ose ka lejuar të ndodhin kopjimet dhe bashkëpunimet”, ka thënë ajo për gazetën “Zëri”.
Ajo më tutje thotë se edhe këtë vit ka pasur raste ku administruesit nuk kanë shkuar me kohë, ka pasur ngjashmëri të pyetjeve në grupet e ndara, ndërsa ka bërë të ditur se nga tërë qendrat që kanë monitoruar kanë qenë 23 maturantë të cilët janë përjashtuar nga testimi. Por për Ministrinë e Arsimit tentimet për të manipuluar dhe kopjuar gjatë mbajtjes së testit këtë vit kanë qenë dukshëm më të vogla. Të paktën kështu kanë deklaruar në komunikatë, të cilën e kanë dërguar për medie. “Komisioni Shtetëror i Maturës konsideron se këtë vit tentimi për manipulim, kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjete sociale ka qenë dukshëm më i vogël së herëve të tjera”, thuhet në komunikatë.
Më tej aty thuhet se Komisioni ka bërë të ditur se të gjithë ata të cilët kanë manipuluar do të sanksionohen. “Janë identifikuar dhe raportuar disa raste të izoluara të tentimit për shpërndarje të testit dhe të përfshirë në to, të cilët do të sanksionohen”.
Sipas Ministrisë së Arsimit të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë dhe nuk kanë pasur vonesa, ndërsa materiali i testimit nuk ka munguar në asnjë qendër, kanë përfunduar në komunikatë.
Testi i Maturës është zhvilluar në 201 qendra në tërë vendin, ndërsa kanë marrë pjesë 30 mijë maturantë. Pjesa e dytë e testit të maturës do të mbahet më 24 qershor. Tërë procesin dhe keqërdorimet që po bëhen gjatë testimit të maturantëve njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, e sheh si rezultat i administrimit të dobët.
“Pika më e dobët e provimit të maturës është administrimi i tij, i cili nuk e parandalon kopjimin dhe manipulimin gjatë testit. Çdo vit jemi dëshmitarë se si përdoren telefonat dhe rrjetet sociale”, ka thënë Pupovci.
Ai tutje vazhdoi së këtë vit ka pasur edhe më pak përpjekje për këtë proces për shkak të fushatës zgjedhore”. Provimi i maturës është më rëndësi pasi paraqet instrumentin e vetëm që e ka shteti për ta siguruar përmbushjen e një standardi minimal. Përgjegjësia kryesore bie tek Ministria e Arsimit, por edhe mbi drejtoritë komunale të arsimit, por nga përgjegjësia nuk mund të amnistohen as prindërit, të cilët sipas Pupovcit shpesh me entuziazëm bëjnë përgatitjet së bashku me maturantët për të kopjuar, në vend që të bëjnë presion mbi shkollën për përgatitjen e nxënësve mbi testin e maturës”, ka përfunduar ai.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...