Policia e Kosovës jep detaje dhe instruksione për lojën “Balena Blue”
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 15 June 2017
Policia e Kosovës ka njoftuar se ende nuk ka ndonjë rast të lojës vetëvrasëse, “Balena Blue” në Kosovë.
Megjithatë janë dhënë instruksionet se si duhet të veprohet në rast se ka ndonjë rast në vendin tonë.
Duke e parë trendin e zhvillimeve globale në fushën e shfrytëzimit të rrjeteve sociale të komunikimit dhe lojërave ‘online’ për të rinjtë, tani më është paraqitur një nevojë e domosdoshme që seriozisht si prindër dhe shoqëri në përgjithësi të merremi me një mbikëqyrje dhe bashkëbisedim direkt me fëmijët tanë.
Sipas informatave të qasshme në internet, është paraqitur dhe po përhapet me shpejtësi një lojë ‘online’ mjaft e rrezikshme për fëmijë që quhet “BLUE WHALE GAME” apo ndryshme po njihet edhe si “LOJA VETËVRASËSE”.
Me shpejtësi rekorde kjo lojë është duke u shpërndarë në shumë shtete të botës, përfshirë edhe shtetet e Evropës. Lajmet për përhapjen e kësaj loje të rrezikshme vetëvrasëse për të rinjtë vijnë duke pasur parasysh vetëvrasjen e rreth 130 të miturve në Rusi (informacione të publikuara në media).
Sipas disa informatave të marra nga rrjetet sociale, kjo lojë origjinën dyshohet se e ka nga Rusia dhe se që nga viti 2016 është përhapur dhe ka fituar vëmendjen e të rinjve.
Fatmirësisht, kjo lojë ende nuk ka mbërritur në masë në Republikën e Kosovës apo të paktën Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informacion/rast të tillë, por që Policia e juaj dëshiron të ngritë nivelin e vëmendjes tek të gjithë prindërit për mundësinë potenciale që edhe fëmijët tanë të mund të bien pre e kësaj loje degjeneruese dhe shkatërruese për ta.
ÇKA ËSHTË KJO LOJË KAQ E RREZIKSHME PËR TË RINJTË?
Loja “THE BLUE WHALE GAME” është një lojë që zhvillohet ‘online’ e cila kryesisht synon të shënjestrojë të rinjtë që janë të ndjeshëm apo sensitivë ku më pas, për një kohë të caktuar do t’i bindin të kryejnë VETËVRASJE. Kryesisht kjo lojë tek të rinjtë shpërndahet përmes rrjeteve sociale të komunikimit.
Në momentin që të rinjtë futen për të luajtur këtë lojë, loja “THE BLUE WHALE GAME” nga një grup i personave që administrojnë me këtë lojë, fëmijëve u jepen detyra të cilat ata kanë afat 50 ditë për t’i kryer apo përfunduar.
Këto detyra mund të përfshijnë p.sh. shikimin e filmave horrorë, të zgjohen herët në mëngjes me qëllim të çrregullimit të rutinës dhe aktiviteteve ditore.
Këto detyra të dhëna nga administratorët e kësaj loje dita ditës vijnë duke u vështirësuar për të rinjtë dhe bëhen shumë ekstreme përgjatë 50 ditëve sa zgjat kjo lojë. Diku kah fundi i këtyre ditëve, disa anëtarë të administrimit të kësaj loje inkurajojnë të rinjtë që t’i shkaktojnë lëndime vetvetes duke i stimuluar ata që të gërvishtin deri në gjakosje dorën e tyre duke e vizatuar ‘balenën e kaltër’ dhe në njëfarë forme bëjnë ‘shpëlarjen e trurit të të rinjve’.
Në ditën e 50-të të lojës fëmijët që luajnë këtë lojë seriozisht inkurajohen nga administratorët e kësaj loje që të kryejnë vetëvrasje për të përfunduar lojën me sukses.
ÇKA MUND TË BËJMË PËR TË MBROJTUR DHE PARANDALUAR KËRCËNIMIN PËR FËMIJËT TANË?
Pyetni fëmijët tuaj se çka janë duke shikuar gjatë përdorimit të kompjuterit (telefonit të mençur, tabletit, laptopit). Është shumë me rëndësi që ju si prindër të kuptoni se çfarë ëeb-faqesh fëmijët vizitojnë, me kënd komunikojnë në rrjetet sociale, çfarë aplikacionesh përdorin dhe çfarë kanë të instaluar në pajisjet e tyre.
Kontrolloni dhe rregulloni privatësinë e fëmijëve tuaj në pajisjet që ata përdorin (kompjuter, telefon të mençur, tablet, laptop). Sigurohuni që fëmijët të dinë se si të krijojnë profilin e tyre duke bërë kufizime në shpërndarjen e tij (restriction) dhe duke e shndërruar profilin e tyre në ‘personal” (private).
Sigurohuni që fëmijët të dinë se kur dhe si të raportojnë dhe të bllokojnë personat e dyshuar apo të panjohur që përpiqen të komunikojnë me ta dhe të cilët publikojnë mesazhe të ndryshme me përmbajtje eksplicite dhe të dhunshme.
Sigurohuni që t’u tregoni fëmijëve tuaj që kurrë mos të shpërndajnë informata personale si dhe emrin e shkollës së tyre, numrin e telefonit, adresën e banimit apo diçka që do të identifikonte fëmijën.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bashkëbisedim miqësor me fëmijën tuaj dhe të diskutoni për çështje të rrezikshme ku kemi të bëjmë me ngacmimet ‘online’ (cyberbulling), thashethemet dhe përqeshjet në mes të bashkëmoshatarëve dhe aspektet tjera të sigurisë që fëmijën tuaj e preokupojnë. Çdo herë kujdesuni që të monitoroni disponimin e fëmijës suaj dhe menjëherë bisedoni miqësisht me të për ndonjë problem potencial që ai apo ajo mund ta ketë.
Nëse si prindër vëreni ndonjë shenjë tek fëmija juaj si p.sh.: humbja e disponimit, zgjimi herët në mëngjes, mungesa e oreksit për ushqim, mbyllja me orë të tëra në dhomë, qëndrimi për kohë të gjatë në kompjuter apo pajisje elektronike që ai apo ajo përdor, apo edhe mungesa e interesimit për aktivitete jetësore në përgjithësi, MENJËHERË konsultohuni me ndonjë PSIKOLOG dhe njoftojeni Policinë e Kosovës, në Tel: 192 ose në e-mail: [email protected]

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























