Lajme

Hiqen tarifat e roaming-ut brenda BE-së

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 15 June 2017

Ligji i Bashkimit Evropian për të shfuqizuar tarifat e roaming-ut për njerëzit që përdorin telefonat mobilë jashtë vendit të tyre, ka hyrë në fuqi.

Me rregullat e reja, qytetarët që udhëtojnë brenda BE-së do të mund të telefonojnë, dërgojnë mesazhe dhe të hapin internetin në telefonat e tyre me çmimin e njëjtë që paguajnë në shtëpi.Komisioni Evropian tha se fundi i tarifave të roaming-ut është njëri prej sukseseve më të mëdha të BE-së.

“Secilën herë që një qytetar evropian ka kaluar një kufi të BE-së, qoftë për pushime, punë, studime, apo vetëm për një ditë, ai është dashur të shqetësohet për përdorimin e telefonit celular dhe tarifën e lartë të roaming-ut”.

-Advertisement-

“Eliminimi i tarifave të roaming-ut është një nga sukseset më të mëdha dhe më të prekshme të BE-së”, tha Komisioni Evropian.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy