Lajme

Kë duhet ta mandatojë Presidenti për Kryeministër?

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 15 June 2017

Presidenti i shtetit rrezikon shkeljen kushtetuese në rast se herën e dytë arbitrarisht vendos ta mandatojë për kryeministër dikë jashtë partisë ose koalicionit që ka gjasat më të mëdha për të formuar Qeverinë.

Dhe, kreu i shtetit pritet të sfidohet së shpejti me një situatë të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

Zgjedhjet e parakohshme të së dielës e kanë nxjerrë si subjekt të parë koalicionin PDK-AAK-Nisma, por përqindja e fituar nuk ia mundëson që vetëm me komunitete ta bëjë Ekzekutivin.

-Advertisement-

Kjo për shkakun se, bazuar në rezultatin preliminar, koalicioni ka siguruar 39 ulëse në Kuvend. Komunitetet i kanë 20. E, për ta formuar Qeverinë kërkohet vota “për” e së paku 61 deputetëve, prej 120 sa ka Kuvendi.

Në anën tjetër, LVV-ja si parti e dytë dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa si forcë e tretë politike kanë shprehur zotimin për të mos bashkëqeverisur me PDK-në. Të dyja kanë dhënë sinjale se mund të bashkëqeverisin mes vete, duke e nxjerrë kështu koalicionin PDK-AAK-Nisma në opozitë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera