Lajme

Kuçi: S’ka dilema, Haradinaj e formon qeverinë

Autori: Gazeta inFokus 08:30 | 15 June 2017

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se asnjë parti deri më sot nuk ka mundur ta formojë e vetme qeverinë pa bërë koalicione paszgjedhore.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Kuçi ka thënë se koalicioni PAN ka dalë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit dhe Ramush Haradinaj do ta formojë Qeverinë e re.

Ai ka bërë të qartë se koalicioni PAN ka disa variante për krijimin e qeverisë së re me kryeministër Haradinaj, por ka thënë se duhet pritur certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.

-Advertisement-

Ai ka thënë se populli zgjodhi ofertën e Haradinajt.

“Më 11 qershor ka pasur referendum me tri oferta për Kryeministër, z.Haradinaj, z.Hoti dhe z.Kurti. Populli e ka zgjedhur Haradinajn. Referendumi ka treguar se Haradinaj duhet të jetë Kryeministër, e jo Kurti ose Hoti”, ka thënë Kuçi, duke siguruar se nuk do të ketë ngërç politik pasi, sipas tij, qeveria do të krijohet sipas afateve ligjore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera