Lajme

Përurohet segmenti i shtegut malor Via Dinarica në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 08:06 | 15 June 2017

Ambasadori amerikan Greek Delawie, i shoqëruar nga Zëvendës-Shefi i Misionit të Ambasadës së Suedisë Goran Paulson dhe Kryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës Arben Lila, do të flasë me rastin e përurimit të segmentit kosovar të shtegut malor Via Dinarica në Pejë.

Përurimi i segmentit kosovar të shtegut malor Via Dinarica, me gjatësi prej 120 km, do të lidhë turizmin e Kosovës me platformën e produktit turistik global Via Dinarica duke zgjëruar me këtë ofertën turistike dhe rritur punësimin në sferën e turizmit.

USAID-i ka mbështetur shënjimin e këtij shtegu si pjesë e përpjekjeve të tij pët rritjen e mundësive të bërjes biznes për turoperatorët e Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera