Lajme

LDK e palëkundur: Nuk do të qeverisim me PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 14 June 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot mbajti takimin me kryetarët e degëve lidhur me zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme, me ç’rast shprehu qëndrimin e palëkundur se në asnjë variant nuk do të qeverisë me PDK-në.

Në kumtesën e lëshuar nga takimi thuhet se “LDK-ja falënderon të gjithë qytetarët që e kanë mbështetur LDK-në dhe koalicionin e udhëhequr nga LDK”.

“LDK-ja falënderon strukturat e saj dhe të partnerëve të koalicionit për organizimin e një fushate model, të civilizuar dhe gjithëpërfshirëse. LDK-ja falënderon partnerët e koalicionit për bashkëpunimin dhe për gadishmërinë e tyre për të qëndruar së bashku si koalicion në rrugëtimin më tutje”, thuhet në kumtesë.

-Advertisement-

Më tej thuhet se në ditët në vijim LDK do të analizojë rezultatin e zgjedhjeve dhe do të marrë vendimet e nevojshme për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme lokale, thuhet në një komunikatë për media.

“LDK respekton votën e qytetarëve dhe mbështetjen që ka marrë dhe është e palëkundur në qëndrimin që në asnjë variant nuk do të qeverisë me PDK-në”.

“Degët e LDK-së mbështesin kryetarin Isa Mustafa dhe Kryesinë e LDK-së të analizojë situatën dhe të marrë vendimet e nevojshme në interes të partisë dhe në përputhje me parimet e saja si parti pro-evropiane e qendrës së djathtë dhe anëtare e Partive Popullore Evropiane”, thuhet në kumtesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera