Lajme

Gjermania i jep FSK-së donacion në vlerë 50 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 14 June 2017

Sot, drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK, gjeneral brigade Zymer Halimi, së bashku me shefin e Shtabit të Forcave Tokësore, kolonel Naim Haziri, pritën në takim pune zëvendës ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Prishtinë, znj. Christina Gehlsen e cila shoqërohej nga koloneli gjerman Michael Gierse, këshilltar në Departamentin e Logjistikës të MFSK-së.

Takimi kishte në fokus vazhdimin e bashkëpunimit si dhe dhënien e një donacioni për mirëmbajtjen e automjeteve të FSK-së, në vlerë prej 50.000 euro nga Qeveria e Gjermanisë.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit Gjerman u bë në Brigadën e Mbështetjes Operacionale (BMO) të  kazermës “Adem  Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), gjeneral brigade Zymer Halimi,  zëvendës ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, znj. Chrisitna Gehlsen, koloneli Gjerman Michael Gierse, shefi i Shtabit të Komandës së Forcave Tokësore (KFT), kolonel Naim Haziri si dhe eprorë të  FSK-së.

-Advertisement-

Me rastin e pranim-dorëzimit të këtij donacioni, gjenerali Zymer Halimi, në emër të FSK-së ka falënderuar zëvendës ambasadoren Gehlsen për mbështetjen dhe ndihmat e vazhdueshme që Qeveria e Gjermanisë po jep për FSK-në. “Falënderojmë shtetin gjerman për kontributin qe është duke e dhënë në vazhdimësi në fushën e logjistikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne do vazhdojmë më trajnime të ndryshme, me qëllim të ngritjes dhe aftësimit të pjesëtarëve tanë. Të gjitha këto pajisje më se të nevojshme për ne, të dhuruara sot nga shteti Gjerman, do  t’i fusim në përdorim ”.

E kënaqur nga realizimi i këtij donacioni u shpreh edhe zëvendës ambasadorja znj. Chrisitna  Gehlsen e cila pos tjerash tha: “ ky donacion është vazhdimësi e donacionit të mëhershëm të automjeteve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, dhe këto vegla do ju mundësojnë që automjetet të jenë sa më funksionale”.

Dhurimi i këtij donacioni të sotëm dhe donacioneve të mëhershme për Forcën e Sigurisë së Kosovës është rezultat i një bashkëpunimi mjaft të mirë në mes të këtyre dy shteteve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera