Lajme

Kadri Veseli me 65 mijë euro të hyra vjetore (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 14 June 2017

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit të hyra vjetore familjare në vlerë prej rreth 65 mijë euro, shkruan portali “Zeri.info”.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë për vitin 2017, Veseli ka deklaruar pagë vjetore dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës rreth 35 mijë euro, ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar të hyra vjetore nga kompania “Kobit PC” rreth 26 mijë euro dhe 4600 euro të tjera të hyra nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Veseli po ashtu i ka deklaruar edhe 30 mijë euro para të gatshme në dy banka komerciale, raporton “Zeri.info”.

-Advertisement-

Ai po ashtu i ka deklaruar edhe dy banesa në vlerë prej 220 mijë euro dhe një veturë “Jeep” në vlerë prej 16.300 euro. /Zëri/

Image

Image

Image

Image

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera