Shqiptarët, populli më punëtor në Europë
Autori: Gazeta inFokus
09:47 | 14 June 2017
Shqiptarët punojnë rreth 2.230 orë në një vit, më shumë se të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe shumë më lartë se mesatarja e orëve të vendeve të OECD-së.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ka publikuar statistikat e reja mbi Tregun e Punës në 12 qershor, në të cilën ka përllogaritur orët në punë sipas shteteve. Mesatarja e orëve vjetore të punës të vendeve të OECD-së është 1765 orë.
Numrin më të ulët të orëve të punës në vit e ka Gjermania. Gjermanët punojnë vetëm 1371 orë dhe ndiqen nga holandezët, të cilët punojnë 1419. Më pak orë punojnë dhe norvegjezët me 1424, francezët 1482 orë, zviceranët 1590 orë. Por këto janë dhe shtetet me produktivitetin më të lartë në BE, pasi vijojnë të kenë të ardhura më lart mesatares së Bashkimit Europian.
Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT, shqiptarët punojnë rreth 2.230 orë në vit. Pas shqiptarëve, populli “më punëtor” në Europë duket se janë grekët, të cilat sipas të dhënave të përpunuara nga OECD punojnë rreth 2042 orë në vit. Në botë, shqiptarët rezultojnë të punojnë me kohëzgjatje të ngjashme me meksikanët, koreanët, kostarikanët.
Të dhënat e mëparshme nga Komisioni Europian kanë treguar se edhe shtetet e tjera të Ballkanit punojnë me orë të zgjatura, ndërsa rekordin në Europë e mban Turqia, me gati 2500 orë në vit.
Në Shqipëri është shumë më e lartë dhe përqindja e punonjësve që punojnë më shumë se 40 orë pune, që teorikisht është dhe kohëzgjatja mesatare e parashikuar në Kodin e Punës.
Sipas raportit të INSTAT mbi Tregun e Punës 2016, 47.8% e punonjësve punojnë nga 40-48 orë dhe 17.9% e kanë ditën e punës më të gjatë se 49 orë.
Për mesataren e Bashkimit Europian, kjo përqindje është shumë më e ulët. Të dhënat e Komisionit Europian tregojnë se përqindja e meshkujve europianë, që punojnë më shumë se 40 orë është 31% dhe ajo e femrave shumë më e ulët, vetëm 15%. /Monitor/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































