Vrasja e Cukut, pistat e reja të hetimit
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 14 June 2017
Mikel Shallari, i dyshuar për ekzekutimin e ish-komisarit Artan Cuku, ka dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë “Arrest me burg”. Teksa qëndronte pas kafazit të hekurt, 24-vjeçari nuk ka dashur të flasë në asnjë moment, përveçse i ka dhënë Gjykatës vetëm gjeneralitetet e tij.
Pyetjes së Gjykatës nëse ai donte të fliste lidhur me akuzën e ngritur, Shallari tha se do të flasë në një moment tjetër. I riu nga Kuçova është shfaqur i qetë, duke mos pasur asnjë reagim gjatë kohës që prokurori lexonte kërkesën për caktim mase.
Ndaj tij, Gjykata ka caktuar një avokat kryesisht, pasi i riu kishte deklaruar se ishte i papunë dhe nuk ka mundësi që të marrë një avokat. Ndërkohë, sipas prokurorit të çështjes Henrik Ligori, Shallari është autori i vrasjes e vërtetuar nga provat shkencore. Sipas tij, identiteti i Mikel Shallarit u zbulua nga rrobat të cilat i hodhi disa metra larg vendit të krimi, në një kosh mbeturinash.
Në rroba ai la elemente të ADN-së tha prokurori, të cilat u krahasuan me të personave që kanë qenë të dënuar në Zvicër. Pasi kreu vrasjen, mësohet se Shallari ka futur duart në çepa, ku edhe janë lënë gjurmët e tij. Ndërkohë, autoritet zvicerane konfirmuan se ADN-ja i përket 24-vjeçarit, pasi ai kishte kryer një dënim për trafik droge atje.
Motiv i kësaj ngjarje, sipas prokurorit është për shkak të gjakmarrjes, por në hetim janë dhe disa pista që kanë të bëjnë me kohën kur Artan Cuku ka qenë drejtor i policisë së Vlorës. Gjithashtu është dhe pista për shkak të konkurrencës në biznes. Prej disa vitesh Cuku administronte një shoqëri private të ruajtjes fizike dhe kishte fituar disa tenderë të rëndësishëm. Pista kryesore që ka grupi hetimor mbi të cilët po kryhen veprime konkrete është ajo për shkak të detyrës që lidhet më goditjen e disa grupeve kriminale në Vlorë dhe arrestimin e disa personave mjaft të rrezikshëm atje. Sakaq, seancën e djeshme askush nga të afërmit e të riut nuk ishte në sallën e gjyqit, duke e lënë të vetëm Mikelin përballë Gjykatës.
Akuza
“Vrasje për gjakmarrje”, është akuza që Prokuroria për Krime të Rënda ka ngritur ndaj 24-vjeçarit Mikel Shallari. Ai akuzohet për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku, ndërsa vetë i akuzuari e ka mohuar këtë krim që në momentin e parë të arrestimit të tij. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, gjatë marrjes në pyetje Shallari vazhdon të mohojë akuzën e ngritur, duke thënë se mbrëmjen kur ka ndodhur vrasja e komisarit, më 8 prill, ai ka qenë nën shoqërinë e të dashurës së tij në periferi të Tiranës. Ndërsa nga ana tjetër, prokuroria shprehet e bindur për autorësinë e Shallarit, pas përgjigjes së laboratorit shkencor, se profili i ADN-s i ardhur nga Zvicra përputhet me atë të gjetur në rrobat e dyshuara të vrasësit.
Ndërkohë, hetuesit thonë se për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë vazhdojnë hetimet të përqendruara edhe tek detyra që ka kryer Artan Cuku në Vlorë gjatë vitit 2012-2013, kohë kur janë goditur disa grupe kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Sakaq, hetuesit thonë se gjatë marrjes në pyetje, Shallari ka dhënë dëshmi kontradiktore, jo shumë të besueshme duke mohuar edhe akuzën e ngritur. Nga ana tjetër, hetuesit kanë shoqëruar mbi 20 persona të tjerë, familjarë dhe miq të të riut.
Ata mësohet të mos kenë dhënë ndonjë të dhënë që mund të shërbejë për të vërtetuar akuzën ndaj të riut. Në dosjen e prokurorisë, thuhet se identifikimi i 24-vjeçarit është bërë e mundur me ndihmën e Europolit dhe autoriteteve zvicerane, bazuar në ADN-në e gjetur në rrobat e hedhura nga vrasësi i Cukut. Vetëm pak minuta pas vrasjes së Cukut, Policia ka gjetur në disa kazanë mbeturinash rrobat që kishte veshur autori i vrasjes. Brenda rrobave, ekspertë shkencorë kanë gjetur disa gjurmë të mjaftueshme për kryerjen e ekzaminimit të ADN-së. Zyrtarisht si prokuroria ashtu edhe policia nuk kanë sqaruar se çfarë gjurmësh janë gjetur në rroba, për ekzaminimin.
Vetëm pak ditë pas dërgimit të këtyre gjurmëve, prokuroria është njoftuar zyrtarisht se AND-ja i përket Mikel Shallarit nga Kuçova. Pas këtij informacioni zyrtar që është administruar si provë shkencore në dosje, policia është vënë në kërkim të Shallarit që u zbulua nga ndjekja e të dashurës së tij, ku edhe u arrestua. Ndërkohë, sipas prokurorisë, autoritet zvicerane e kanë identifikuar Shallarin, pasi për llogari të drejtësisë së tyre ai ka qenë i dënuar me 3 vite burg për shpërndarje të lëndëve narkotike, ku edhe ka vuajtur disa vite burg.
Kush porositi vrasjen?
Porositësit e vrasjes së Artan Cukut, mësohet se janë identifikuar nga Policia dhe Prokuroria. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy persona, të cilët pas kontrolleve të kryera, nuk janë gjetur në banesa. Sipas grupit hetimor, personat e shpallur në kërkim dyshohet të kenë dalë jashtë shtetit. Ndërkohë, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve që po kryhen në këtë proces. Sakaq, dy personat në fjalë theksojnë burimet, janë të njohur të Mikel Shallarit, 24-vjeçarit të arrestuar si ekzekutori i ish-drejtuesit të Policisë.
Identifikimi i tyre ka ardhur përmes provave të tjera të siguruara në rrugë operacionale. Për arrestimin e tyre, policia thotë se është kërkuar ndihma e autoriteteve të vendeve fqinje për të bërë të mundur arrestimin e tyre. Urdhri i vrasjes dyshohet se ka të bëjë me detyrën që ka ushtruar Cuku si Drejtor i Policisë së Vlorës dhe me arrestimet e kryera për një zinxhir vrasjesh mes dy grupeve kriminale. Por nuk përjashtohen edhe disa arrestime të gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Nëndrejtor i Policisë së Beratit dhe Fierit. Pikërisht zbardhja e një vrasje në qytetin e Vlorës dhe arrestimi i një të riu nga Fieri si autor i krimit, dyshohet si motivi i vrasjes./shekulli
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...