⚽️ Fillimi dhe fundi i aventurës së De Biasit me Kombëtaren shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 13 June 2017
Detyrën e nisi me miqësoren kundër Gjeorgjisë, të humbur me rezultatin 2-1, ku goli për “Kuqezinjtë” u shënua nga Edgar Çani.
Historia e Gianni de Biasit nisi më 14 dhjetor të 2011, kur pas shkarkimit të Josip Kuzhes, FSHF do të njoftonte arritjen e një marrëveshjeje 2-vjeçare me trajnerin italian, Gianni De Biasi, që kishte pranuar detyrën e trajnerit të Kombëtares Shqiptare.
Detyrën e nisi me miqësoren kundër Gjeorgjisë, të humbur me rezultatin 2-1, ku goli për “Kuqezinjtë” u shënua nga Edgar Çani.
Në maj të 2012 pasuan dy miqësore të tjera, ajo kundër Katarit dhe ajo kundër Iranit. Në këto dy testime, De Biasi “zbuloi” Mërgim Mavrajn dhe portierin Etrit Berisha. Si më Katarin, ashtu edhe me Iranin, kombëtarja e De Biasit fitoi, por u ndal në miqësoren e gushtit të po atij viti në barazim pa gola me Moldavinë në Tiranë.
Ndeshja e parë zyrtare ishte për eleminatoret e Botërorit të Brazilit, ku më 7 shtator mposhti Qipron me rezultatin 3-1. Në këtë ndeshje, i aktivizuan për herë të parë Alban Meha dhe Burim Kukeli.
Më 22 mars të 2013, Shqipëria fitoi minimalisht 1-0 ndaj Norvegjisë një rezultat që shërbeu për statistikë, pasi në përfundim të këtyre eleminatoreve u renditem të parafundit.
Fushatën e eleminatoreve për Euro 2016 në Francë, De Biasi e nisi me fitoren historike 0-1 në Portugali ndaj vendasve. Kjo fitore e kuqezinjëve pasoi dorëheqjen e trajnerit të Portugalisë, Paulo Bento.
Më pas mbërrin barazimi 1-1 në Elbasan me Danimarkën. Kuqezinjtë po udhëhiqnin deri në minutën e 81, kur Lasse Vibe barazoi gjithçka.
Me katër pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e para, Shqipëria udhëton drejt ferrit të Beogradit, në një takim të pashembullt në historinë e futbollit e ku si asnjëherë tjetër u ndaluan simbolet kombëtares.
Megjithatë, në kushte krejtësisht të pabarabarta dhe nën thirrjet raciste të tifozëve serbë, takimi filloi për të vazhduar ashtu i tensionuar deri në minutën e 42, kur një fluturak tërboi serbët që hynë në fushë dhe goditën lojtarët shqiptarë.
Ndeshja e drejtuar nga gjyqtari anglez, Atkinson nuk do të riniste më dhe fati i saj do të përcaktohej në tavolinë. Në Apelin dhe Disiplinën e UEFA-s, pavarësisht provave të paraqitura nga pala shqiptare, tri pikët iu dhanë Serbisë me argumentimin se Shqipëria refuzoi të dilte të luante.
Gjithçka ndryshoi në Arbitrazhin e CAS-it në Lozanë, ku Shqipëria mori tri pikët që kontribuan në kualifikimin historik të Euro 2016.
Shorti na vendosi në një grup me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë. Ndeshja e parë ishte me Zvicrën, ku kuqezinjtë, të ndëshkuar edhe nga fati, u mposhtën 1-0. Më sfida e vështirë me organizatorët. Edhe këtu fati nuk ishte me ne. Pas 89 minutave pa rrjeta të prekura, një “përgjumje” e mbrojtjes u jep “Gjelave” golin e parë dhe si të mos mjaftonte kjo, në kohën shtesë shënuan edhe të dytin.
Në ndeshjen e fundit, Shqipëria mposhti Rumaninë 1-0 me golin e shënuar nga Sadiku në minutën e 43, gol që na dha tri pikët e para në finalet e një Europiani, por fatkeqësisht jo vazhdimin e ëndrrës.
Të eleminuar dhe krenarë, Shqipëria dhe De Biasi u rikthyen tek eleminatoret e Botërorit, ku goglat na vendosën përballë Spanjën dhe Italinë. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” ndaj Maqedonisë, e luajtur në dy ditë për shkak të motit të keq, përfundoi 2-1 për Shqipërinë, më pas mbërriti fitorja 0-2 ndaj Lihtenshtejnit në transfertë.
Më pas po në “Loro Boriçi” mbërrin Spanja. “Muri” i mbrojtjes së De Biasit u ça dy herë, në minutën e 55 dhe të 63, përkatësisht nga Diego Costa dhe Nolito.
Izraeli duhej të ishte sfida e harresës së Spanjës, por më shumë se skuadrat në fushë, rezultati u vendos nga gjyqtari Ayetkin me dy kartonë të kuq dhe dy 11-metërsha kundër Kombëtares tonë, që u mposht 0-3 në Elbasan Arena.
Italia ishte tepër e fortë për të rekuperuar humbjen tronditëse ndaj Izraelit dhe në Renzo Barbera të Palermos, kuqezinjtë u mposhtën 2-0 pas një paraqitjeje dinjitoze.
Pas Italisë dy miqësoret me Bosnjen dhe Luksemburgun dhe që të dyja të humbura me rezultatin 2-1, humbje që shtuan zërat kundër De Biasit, zëra që shkuan deri aty sa të kërkonin largimin e tij. Por, në sfidën e së dielës ndaj Izraelit në Haifa, De Biasi u provoi të kundërtën dhe heshti kritikën jo vetëm me fitoren 3-0, por edhe me lojën e zhvilluar nga “Kuqezinjtë”.
…dhe deri kur të largohet, De Biasin e presin ende katër ndeshje në krye të Kombëtares shqiptare. Si për rastësi, sfida e lamtumirës së tij nga “Kuqezinjtë” është ajo ndaj Italisë së tij më 9 tetor.
Të tjera
-
Përfundon takimi i prindërve dhe Thaçin në Hagë, flet babai: “Po na merr malli, n’Kosovë e kanë venin e jo këtu”
Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Parabu...
-
Osmani pas takimit me Nënsekretaren amerikane: Partneriteti ynë me SHBA-të, është dhe do të mbetet ekzistencial për çdo sukses dhe çdo arritje të Republikës sonë
Presidentja Vjosa Osmani ka ndarë një video nga takimi dhe konferenca e përba...
-
Hamza në Zvicër: Mërgimtarët janë shtyllë e pamohueshme ekonomike
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Bedri ...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Mehmet Bylykbashi
Ka vdekur ditën e shtunë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mehmet...
-
Nëna dhe babai i Thaçit marrin sërish rrugën e largët nga Kosova në Holandë për t’u çmallur me djalin e tyre
Pas një periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, prindërit e ish...
-
Kurti: Shtetet e Bashkuara, aleatja historike e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë a...
-
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, ka thënë se është i nderuar që ishte ...
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...