Lajme

“Turpërohet” Teuta Rugova, ja sa vota merr në degën e saj në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 13 June 2017

Vajza e presidentit Rugova, Teuta në degën e tretë të LDK-së që njihet edhe dega e presidentit Ibrahim Rugova nuk ka marrë vota sa është pritur edhe pse është propozuar nga kjo degë për kandidatë për deputete.

Në listë e siguruara nga Botapress të degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, Teuta Rugova ka marrë vetëm 369 vota, plot 4 herë më pak se Lumir Abdixhiku i cili nuk është propozuar nga kjo degë dhe është një nga prurjet e reja të LDK-së, shkruan Botapress.

Teuta Rugova në zgjedhjet e kaluara ka qenë një ndër femrat më të votuara të LDK-së por siç duket votuesit e kanë ndëshkuar pasi ka votuar Hashim Thaçin për president dhe ka qenë qenë deputetja që asnjëherë nuk ka marrë fjalën në legjistaturën e kaluar.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy