Lajme

KOMANDANTËT MARRIN BASHKARISHT KOMANDËN

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 13 June 2017

Ky është realiteti në Kosovë – të pëlqen apo nuk të pëlqen: nacionalist, radikal, i frustruar. Rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë tregojnë qartë gjendjen e shoqërisë, problemet e saj dhe se ç’duhet të ndërmerret urgjentisht.

Një shumicë prej rreth 60 për qindësh heshti duke mos votuar, një popullsi e frustruar që i beson gjithnjë e më pak fuqisë transformuese të demokracisë dhe u beson gjithnjë e më pak elitave politike.

Dhe ata që votojnë ua japin votën gjithnjë e më shumë partive me prirje nacionaliste, radikale. Potencial mobilizimi në Kosovë kanë strukturat e mirëorganizuara, që janë gjithashtu qartësisht në anën e fituesve të zgjedhjeve: partitë dhe aleancat që kanë pak vullnet për kompromis.

-Advertisement-

Më qartë se kurrë ndonjëherë do të jenë ish-komandantët e UÇK-së që do të përcaktojnë tonin politik pas këtyre zgjedhjeve. Aleanca zgjedhore e të ashtuquajturave “parti të luftës” me kandidati kryesor Ramush Haradinaj fitoi 34 për qind të votave. Ai pritet të jetë kreu i ri i qeverisë.

Me kryeministër Haradinajn dhe Hashim Thaçin si president pritet që dy postet më të larta në shtetin e ri të drejtohen nga ish-komandantë të UÇK-së.

Potencial lehtësisht i mobilizueshëm

Por kjo gjoja forcë nuk mund ta fshehë faktin se udhëheqësit e kësaj aleance elektorale mund të duhet të përgjigjen në të ardhmen në bankën e të akuzuarve të gjykatës për krimet e luftës në Kosovë. Shpata e Demokleut e kësaj gjykate rëndon si plumb ndaj strukturave pasardhëse të UÇK-së.

Nëse do të ngrihen akuza ndaj politikanëve të lartë, potenciali i mobilizimit i përdorur tani politikisht mund të përdoret shpejt për mitigje dhe shprehje të tjera solidariteti dhe trazira. Me aleancën e re të herojve të vjetër të luftës nuk mund të bëhet shaka, gjë që vërehet me të drejtë me shqetësim prej hetuesve ndërkombëtarë.

Dialogu me Serbinë edhe më i vështirë

I vështirë do të bëhet nën drejtimin e kryeministrit Haradinaj edhe dialogu tashmë tejet i mundimshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sidomos për përmirësimin e gjendjes për pakicën serbe. Beogradi kërkon esktradimin e Haradinajt, i cili u ndalua së fundi për disa muaj në Colmar në Francë për shkak të një urdhër-arresti nga Serbia.

Beogradi e hedh për momentin kategorishkit poshtë një dialog të drejtpërdrejtë me të. Edhë në këtë drejtim do të duhet sërish ndërjmetësim ndërkombëtar. Dhe ndërmjetësve të Brukselit do t’u duhet përsëri të bëjnë shumë kompromise të kalbura me Beogradin dhe Prishtinën në favor të dialogut, kompromise që nuk janë të dobishme as për demokratizimin e Kosovës e as të Serbisë.

Por deri atëherë ka ende përpara një rrugë të gjatë, sepse fituesi i qartë i zgjedhjeve nuk do të jetë në gjendje që të formojë shpejt një koalicion. Për shkak se dy blloqet e tjera shqiptare, njëri prej të cilëve duhet të fitohet edhe thjesht matematikisht për koalicion, ngurrojnë. LDK-ja, ish-partia e konservatore e qendës të shoqërisë kosovare arriti të fitonte vetëm rreth 26 për qind të votave.

Vitet e fundit, ajo ka qenë gjithmonë partnere në qeveritë e koalicionit me partitë pasardhëse të UÇK-së. Por këtë herë kjo do të jetë e vështirë për shkak se zgjedhjet e parakohshme u bënë të detyrueshme nga një përçarje e thellë mes partnerëve të koalicionit, ndër të tjera edhe për mosmarrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi.

Vetëvendosja si faktor

Fituesi i vërtetë dhe ai që jep drejtimin është blloku i tretë, Vetvendosja, një parti opozitare radikale. Ish-lëvizja e protestës i ka dyfishuar votat e saj kundrejt vitit 2014. Ajo është partia e të rinjve, e rebelimit kundër establishmentit, dhe edhe ajo e refuzon një koalicion me fituesin e zgjedhjeve grupin PAN, sepse i konsideron udhëheqësit e tij tejet të korruptuar dhe kriminelë dhe do që ata të dënohen me burgim.

Albin Kurti, themelues dhe udhëheqës i lartë i VV-së u shfaq për herë të parë në fushatën zgjedhore demonstratisht me kravatë për të bjerrë imazhin e radikalit turbullues në favor të një poltikani shpresëbartës.

Por pavarësisht kravatës ai vazhdon të jetë ujk me lëkurë qengji. Kërkesat e tij radikale përfshijë edhe votim nga populli për praninë e misioneve ndërkombëtare dhe një bashkim të mundshëm me Shqipërinë, çështje që shkaktojnë shqetësim në rajon dhe arenën ndërkombëtare. Repertori i VV-së shkon nga bojkotimi deri te gazi lotsjellës në parlament.

Me vetëbesim dhe entuziazëm Vetevendosja dhe alenaca PAN festuan mbrëmë në rrugët e qyteteve të Kosovës rezultatet e zgjedhjeve. Këto dy blloqe do të përcaktojë fatin e Kosovës në të ardhmen e afërt. Të gjitha partitë e tjera, përfshirë edhe ato të pakicave etnike, që duhet të jenë sipas Kushtetutës pjesëmarrëse në qeveri do të luajnë një rol të dorës së dytë.

Sfidat e bashkësisë ndërkombëtare

Sfidat ndaj politikës në Kosovë janë të mëdha: katalogu për afrimin e dëshiruar me zjarr me BE-në është i gjatë, objektvi i afërm liberalizimi i vizave edhe një mjedis funksionues pune. Bashkësia ndërkombëtare, që është në Kosovë me një mision ushtarak (KFOR) dhe një civil (EULEX) , kërkon veçanërisht përparime lidhur me bashkëjetesën me minoritetin serb, dialogun me Beogradin, sqarimin e kufirit me Malin e Zi, luftimin e krimit.

Por vitet e fundit ajo ka humbur shumë nga kredia dhe ndikimi i saj, pjesërisht edhe për shkak se perspektiva e BE-së dhe çështjet e hapura të statusit vazhdojnë të zvarriten. Grupimet PAN dhe VV e dinë shumë mirë këtë dhe mund të ndezin në këtë mënyrë në çdo kohë frustrimin dhe frikën e popullatës shumicë shqiptare. Fituesi i zgjedhjeve Haradinaj dhe Kurti mbajnë përgjegjësi qendrore që Kosova të vazhdojë rrugën e zhvillimit paqësor dhe demokratik./DW

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera