“Kumanova”, të akuzuarit kërkojnë dëshmitarët
Autori: Gazeta inFokus
16:36 | 12 June 2017
Dëshmitari i palës mbrojtëse në rastin e Kumanovës, Shenasi Memeti, i punësuar në Agjencinë për Inteligjencë nuk u paraqit në gjykatë për të dhënë dëshmi duke qenë i dyshuar se ka ftuar grupin e armatosur në Maqedoni dhe që ka pasur kontakte më disa prej tyre.
Gjykatësja nuk dha ndonjë sqarim për mungesën e Memetit por vetëm tha se ftesa është dërguar në mënyrë të rregull deri tek adresa e dëshmitarit. Të akuzuarit vazhdojnë të mos e njohin këtë trup gjyqësor dhe në shenjë proteste përsëri kanë lëshuar seancën.
“Sinqerisht kam pasur konsideratë të lartë për punën që po e bëni. Kam shpresuar se jeni një zonjë e hekurt e cila do ta zbardh këtë rast në tërësi, mirëpo më se i qartë është bashkëpunimi juaj me prokurorinë”, tha Dem Shehu, i akuzuar.
“Pse Shenasi Mehmetin, nuk është arrestuar për t’u sjellë në gjykatë. Kur ishte puna të më arrestoni mua deri në Hotël erdhët. Ju nuk jeni asgjë, përpos një gjykatë e VMRO-së”, deklaroi Ragmi Latifi, i akuzuar.
“Nuk e pret lirimin e tij, por vetëm kërkon drejtësinë, këtë ta keni të qartë”, tha Bajram Elshani, i akuzuar.
Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska, tha se të akuzuarit kanë pasur rastin të prononcohen, por sipas saj ata kanë përmendur vetëm emrin e Shenasi Mehmeti. I akuzuari Andi Krasniqi i njohur si Malisheva ka parashtruar kërkesë deri Këshilli penal, për heqjen e autorizimit të avokatit Naser Raufi. Duke ju referuar dispozitave ligjore, Trupi gjykues, ia bëri të ditur se brenda tre ditëve Krasniqi, në gjykatë duhet të dorëzoj njoftim për avokatin e ri , ose nëse kjo nuk ndodhë atëherë gjykata me automatizëm të akuzuarit Krasniqi, do t’i caktoj avokat tjetër . Avokati Naser Raufi, ka kërkuar shkarkimin e Prokurorisë gjegjësisht Sektorit për krim të organizuar i cili e heton këtë rast. Sipas Raufit kjo prokurori nuk është kompetente për zhvillimin e hetimeve për ngjarjet e Kumanovës, për arsye se shumë biseda telefonike lidhur me këtë ngjarje nuk janë publikuar. Avokatja Artene Iseni, deklaroi se nuk është e qartë nëse përshpejtimi i këtij procesi bëhet nën presionin e afatit ligjor, apo me dëshirën për t’i shpallur fajtorë sa më shpejt të akuzuarit.
“Do ta përmendi shembullin e fundit, gjykata refuzoi plotësimin e dëshmive të provave, me arsyetimin se mbrojtja është dashur t’i parashtron qysh në fazën e hetuesisë. Ne të hënën përsëri kemi propozuar dëshmi të reja, për arsye se ato dëshmi kanë dalë nga vet procesi gjyqësor. Do të thotë se mbrojtjes, as të akuzuarve, as në fazën e hetuesisë, as në fazën e vlerësimit të aktakuzës nuk u është lejuar qasje në provat e propozuara nga ana e prokurorisë”, deklaroi avokatja Artene Iseini.
Seanca e ardhshme për gjyqësore për rastin e Kumanovës do të zhvillohet me 14 qershor. /AlsatM/

T� tjera
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
































