Objektivat e Juventusit kushtojnë 213 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus
13:24 | 12 June 2017
Objektivat e Juventusit kushtojnë 213 milionë Euro. Drejtuesit e klubit bardhezi si kurrë më parë që nga koha kur në krye të presidencës erdhi Andrea Agnelli, janë të vendosur për të realizuar transferime të rëndëishme në radhët e skuadrës gjatë merkatos së verës. Ndërhyrje pritet të ketë në të gjitha repartet, nga porta në mbrojtje, nga mesfusha në sulm. Si pasues i kapitenit Gianluiggi Buffon preferohet Wojciech Szczęsny, vlera e kartoni të polakut është 16 milionë Euro. Mattia De Sciglio, mbrojtesi i skuadrës së Milanit është një kerkesë e hershme e teknikut Masimiliano Allegri.
Për 24-vjecarin, Juventusi ofron 12 milionë Euro. Steven N’Zonzi duket se shumë shpejt do të vishet bardhezi, për të kampionët e italisë do të paguajnë 40 milionë Euro. Mesfushori i Romës, Leandro Paredes, talenti 22-vjecarë, për të drejtuesit e klubit verdhekuq kërkojnë 25 milionë Euro. Douglas Costa emri që ofron shpejtësi dhe siguri në krahët e sulmit. Trasnferimi i brazilianit vlen 45 milionë Euro, Juventusi deri më tani ka ofruar 30. Patrik Schick, konsiderohet si një ndër talentet e së ardhmes në repartin e avancuar. Ceku gjithashtu pritet që shumë shpejt të transferohet tek bardhezinjtë. Nga kjo marrëveshje Sampodoria do të përfitojë 25 milionë Euro.
Nga kjo listë e gjatë dëshirash, të arritshme ose jo, ai që do ti kushtojë më shumë “Zonjës së Vjetër” nëse arrin akordin është Federicho Bernadeschi. Në ndjekjë të 23-vjecarit janë disa klube të mëdha europiane. Kartoni i sulmuesit të Fiorentinës kushton 50 milionë Euro. Financat e Juventusit vitet e fundit janë fuqizuar dhe transferimi i disa prej këtyre emrave për ta përforcuar akoma edhe më shumë skuadrën nuk është i pamundur./supersport

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































