Sport

⚽️ Shkarkohet Albert Bunjaki?

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 12 June 2017

Albert Bunjaki i ka ditët të numëruara në stolin e Kosovës.

Humbja prej 4:1 ndaj Turqisë në “Loro Boriçi” ia ka lëkundur karrigen trajnerit të Kosovës, Albert Bunjaki, i cili duket se i ka ditët të numëruara në stolin e Kombëtares.

Bunjaki është kritikuar shumë pas humbjes ndaj Turqisë, që ishte e pesta me radhë për Kosovën në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë identitetin tonë, ky është ekipi që kemi, ekip sulmues dhe do të bëjmë lojë të hapur”, kishte thënë Bunjaki kur Kosova pranonte shumë gola, por duke bërë paraqitje më të mirë se ajo mbrëmë.

-Advertisement-

Ndaj Turqisë, Bunjaki la në stol disa yje, kësaj radhe duke dalë edhe kundër fjalëve të tij, i cili bëri lojë më shumë defensivë dhe sërish pranoi katër gola.

Ai la në stol ndaj Turqisë lojtarët kryesorë të skuadrës me të cilët ka luajtur pothuajse në pesë ndeshjet e mëparshme, Milot Rashica, Herolind Shala dhe Fanol Përdedaj, derisa nuk e kishte ftuar fare Paqaradën.

Bunjaki ka marrë kritika edhe për mosaktivizimin e Besart Berishës, sulmuesit që ka shkruar histori në Australi, por që për Albertin duket se është vetëm numër në skuadër dhe nuk e inkuadroi për asnjë minutë ndaj Turqisë, duke ia besuar atë pozitë, Atdhe Nuhiut.

Bunjaki duket se nuk ka frikë të rrezikojë, i cili para lojtarëve që kanë luajtur më shumë, zgjodhi Mërgim Vojvodan dhe Fidan Alitin në krahët e mbrojtjes, që debutuan për Kosovën.

18 gola të pranuar, vetëm tre të shënuar, ky është bilanci i Bunjakit me Kosovën në këto gjashtë ndeshje, i cili duket se i ka ditët të numëruara në stolin e Kombëtares.

Kosova renditet e fundit në Grupin I me një pikë, atë që cilësohet tashmë si historike e marrë në sfidën e parë ndaj Finlandës. /Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera