Lajme

Porosia nga burgu, sa u pagua vrasësi i Artan Cukut

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 12 June 2017

Vrasja e komisar Artan Cukut dyshohet se u porosit nga një burg jashtë vendit, ndërsa po hetohen disa pista që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave që urdhëruan vrasjen.

Sipas Report Tv 24-vjeçari ka kryer vrasjen në bashkëpunim, krim për të cilin rrezikon të dënohet me jo më pak se 30 vite burgim.

24 vjeçari Shallari rezulton person me precedent penal për krime si armëmbajtje pa leje e trafik narkotikësh, ndërsa ka qenë më parë i proceduar si në Shqipëri ashtu dhe jashtë vendit.

-Advertisement-

Mbrëmjen e 8 Prillit Mikel Shallari ekzekutoi me 5 plumba pistoletë Artan Cukun, ish-drejtorin e policisë së Vlorës dhe oficer karriere, ndërsa pas atij krimi Shallari u largua duke fshehur dhe armën.

Sipas të dhënave te policisë Shallari ka marrë 25 mijë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera