Lajme

Kërcënohet komisionerja e Lëvizjes në Dyz

Autori: Gazeta inFokus 18:34 | 11 June 2017

Tash kur ka mbetur pak kohë deri në mbyllje të votimeve dhe kur rritja e Lëvizjes duket të jetë e madhe, presioni i militantëve të dy koalicioneve përmes kërcënimeve ndaj komisionerëve dhe vëzhguesve të Lëvizjes po rritet.

Në vendvotimin 1836/01R, në fshatin Dyz, komisionerja e Lëvizjes është kërcënuar, pasi që ka bërë përpjekje për t’ua pamundësuar militantëve nga të dy krahët votimin pa dokumente identifikuese. Përkundër kësaj, me ndihmën e kryesuesit të vendvotimit u është mundësuar që të votojnë pa dokumente identifikuese.

Lëvizja ka proceduar rastin në Prokurori, nga ku presim penalizimin e subjekteve të përfshira në keqpërdorim të votës dhe në kërcënimin e bërë ndaj komisionerëve të Lëvizjes.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy