Lajme

Rusia i thotë SHBA-së që të mos i sulmojë më forcat pro-qeveritare në Siri

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 11 June 2017

Rusia ka njoftuar dje se i ka thënë SHBA-së se është e papranueshme për Uashingtonin që t’i sulmojë forcat pro-qeveritare në Siri pasi ushtria amerikane kreu sulme ajrore ndaj milicisë pro-Assadit muajin e kaluar.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i transmetoi këtë mesazh Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, përmes një bisede telefonike të iniciuar nga pala amerikane, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Express.

Muajin e kaluar, zyrtarët amerikanë thanë për Reuters se ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicisë së përkrahur nga qeveria e presidentit Bashar al-Assad, për të cilën thanë se përbënte kërcënim për forcat amerikane dhe luftëtarët sirianë të mbështetur nga SHBA-ja në jug te vendit.

-Advertisement-

E Rusia në atë kohë pati thënë se veprimet e SHBA-së do t’i dëmtonin përpjekjet për të gjetur zgjidhje politike për konfliktin dhe se ato e kishin shkelur sovranitetin e Sirisë.

“Lavrov ka shprehur mospajtimin e tij kategorik me sulmet amerikane ndaj forcave pro-qeveritare dhe i ka bërë thirrje atij [Tillersonit] që të ndërmarrë masa konkrete për t’i parandaluar incidentet e ngjashme në të ardhmen,” ka thënë ministria ruse./Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera