Policia e Kosovës nesër do të operojë në tërë territorin e vendit!
Autori: Gazeta inFokus
17:59 | 10 June 2017
Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të kenë mundësinë që të votojnë të dielën, më 11 qershor, për subjektin e tyre të preferuar, kandidatët për deputetë dhe tre pretendentët që garojnë për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.
Për herë të parë do të kenë mundësi që të votojnë edhe më shumë se 155 mijë votues të rinj.
Në këto zgjedhje marrin pjesë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se më shumë se 33 mijë persona që nuk jetojnë më, janë larguar nga listat e votuesve.
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha se numri më i madh i vëzhguesve është nga partitë politike.
“Numri i përgjithshëm është 29 mijë e 264 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje, organizata ndërkombëtare dhe përfaqësi diplomatike, pastaj organizatat joqeveritare vendore, mediet si dhe institucionet ndërkombëtare. Pra, janë trupa të menaxhimit nga vende të ndryshme, me të cilët KQZ-ja ka bashkëpunim”, tha Elezi, raporton Radio Evropa e Lirë.
Zgjedhjet e 11 qershorit do të vëzhgohen edhe nga koalicioni i organizatave joqeveritare vendore, “Demokracia në Veprim”. Në këtë koalicioni bëjnë pjesë më shumë e 20 organizata nga komuna të ndryshme të Kosovës. Nga ky koalicion janë akredituar mbi 2.700 vëzhgues.
Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim shfaqi brengën e tij për faktin se nga numri i madhe i vëzhguesve mund të paraqiten probleme në qendrat e votimin dhe në vendvotime.
Ai tha se vetëm një koalicion i partive politike ka mbi 14 mijë vëzhgues, që siç thotë ai, ‘është numër i madh dhe mund të paraqiten probleme’.
“Duke parë edhe nga e kaluara, këta persona janë shfrytëzuar nga partitë politike për të bërë presion ndaj votuesve dhe në këtë mënyrë krijojnë tollovi dhe dëmtojnë procesin zgjedhor dhe nuk janë aty për të garantuar mbarëvajtjen e tij”, tha Krasniqi.
Edhe Polica e Kosovës ka përgatitur urdhrin operativ për procesin zgjedhor të 11 qershorit.
Baki Kelani nga PK-ja, tha për Radion Evropa e Lirë se sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe më 11 qershor pritet që të angazhohet një numër i madh i pjesëtarëve të policisë për ofrimin e sigurisë publike dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Do të kemi mjaftueshëm policë të profileve të ndryshme, të njësiteve të ndryshme për të menaxhuar me gjithë procesin zgjedhor në aspektin e ofrimit të sigurisë nga ana e policisë”, u shpreh Kelani.
Ai theksoi se me urdhrin operativ të hartuar nga Drejtoria e Policisë në Prishtinë, do të veprohet në gjithë territorin e Kosovës.
“Urdhri operativ është i hartuar për gjithë territorin e Kosovës dhe normalisht që vlen edhe për pjesën e veriut të Mitrovicës dhe edhe atje do të ketë angazhim të zyrtarëve policorë për aq sa e kërkon nevoja, pra kudo ku shtrihet procesi zgjedhor”, shpjegoi Kelani.
Nga ana tjetër, koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, Laura Pula, bëri të ditur se bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të jetë shumë i ngushtë në ditën e zgjedhjeve në mënyrë që të mos ketë probleme me procesin zgjedhor.
Koordinatorja Pula, në deklarimin e saj për media, bëri të ditur se në ditën e zgjedhjeve në terren do të jenë rreth 100 prokurorë, së bashku me staf mbështetës, të cilët do të operojnë dhe kooperojnë në 38 Komuna të Republikës së Kosovës, bashkë me hetuesit e Policisë së Kosovës.
Organet përgjegjëse thuhet se kanë bërë mobilizime të shtuara për të sanksionuar çdo veprim joligjor në procesin e zgjedhjeve.
Parashihen edhe dënime mjaft të ashpra për ata që shkelin Ligjin dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare, kanë nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi për të siguruar mbarëvajtjen e procesit.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, u bëri thirrje, sidomos partive politike, që t’i respektojnë rregullat dhe Ligjin për zgjedhjet dhe në asnjë formë të mos përpiqen të manipulojnë me votat.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























