Lajme

Kekenovski: OBRM-PDUKM-ja duhet të jep llogari

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 10 June 2017

Ish anëtari i OBRM-PDUKM-së, Jovo Kekenovski mbështet nismën për reforma dhe ndryshimin e politikës së OBRM-PDUKM-së duke shtuar se është koha e fundit për demokratizmin e partisë. Kekenovski tha se mbështetja e tij do të jetë maksimale nëse kjo nismë nuk ka ndonjë prapavijë dhe nuk keqpërdoret për tërheqjen e vëmendjes nga procedurat hetimore dhe parahetimore që po zhvillon Prokuroria Speciale Publike.

“Sigurisht që këta të cilët përfundimisht morën guximin të dalin në opinion, nëse janë të sinqerta qëllimet e tyre, ne do ti mbështesim maksimalisht. Gjithashtu, do ti mbështesim nëse nuk kanë qëllim që ta tërheqin vëmendjen nga të gjitha ato procedura hetimore dhe parahetimore që po i zhvillon Prokuroria Speciale Publike dhe ajo që pritet të ndodhë. E mbështesim çdo iniciativë të ndershme nga njerëz të ndershëm të cilët morën guximin të kundërshtojnë mënyrën e këtillë autoritare të udhëheqjes së partisë”, deklaroi Jovo Kekenovski, ish anëtar i OBRM-PDUKM-së.

Kekenovski vlerëson se struktura tashmë e përmendur në përgjime dhe për të cilën janë ngritur akuza duhet të përgjigjet penalisht dhe materialisht për veprat e kryera, që sipas tij janë kriminale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera