Lajme

Ilir Ibrahimi parasheh befasi në rezultatet e së dielës

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 09 June 2017

Analisti i njohur politik Ilir Ibrahimi ka bërë një analizë për zgjedhjet e 11 qershorit,

Ibrahimi përmes një statusi në profilit të tij në Facebook, ka thënë se e djela e 11 qershorit mund të sjell befasi, transmeton Infokusi.com

Sipas Ilir Ibrahimit befasia më e madhe mund të vijë nga votuesi i papërcaktuar apo i paparti, i cili zakonisht ose ka ndërruar partitë apo nuk ka dalë fare në votime./Infokusi.com

-Advertisement-

Ky është statusi i plotë i analistit Ilir Ibrahimi:

Analizë nga auti ?

Edhe pse nga shumëkush, fituesi I zgjedhjeve të 11 qershorit, parashikohet pothuajse me një siguri të plotë “bastoresh”, e diela mund të na sjell befasi.

E befasia mund të vijë nga votuesi I papërcaktuar apo I paparti, I cili zakonisht ose ka ndērruar partitë për çdo raund të zgjedhjeve apo nuk ka dale fare në votime.

Ai të dielën do të pyes:

Cila parti është më afër asaj që besoj unë?

Cila parti do të bëj më pak dëm ( sepse për të mirë ai e ka humbur shpresën)

Cili kandidat për kryeministër është më I parashikueshëm?

Cila listë e kandidatëve më përfaqëson më së miri dhe është më afër bindjeve të mia?

Votuesi I papërcaktuar e i paparti vjen kryesisht nga qendrat urbane. Prandaj përqindja e daljes në votime në këto qendra, do të jetë një indikator I mirë i rezultatit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera