‘Ja pse shkova për ngushëllim në familjen e Lavdrim Muhaxherit’, tregon kryeimami i Kaçanikut (Video)
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 09 June 2017
Florim Neziraj, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik në një intervistë rrëfen për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit në Siri. Neziraj tregon se nga kush u njoftua për vdekjen e Muhaxherit, përshkruan njohjen me Lavdrimin dhe familjen Muhaxheri.
Neziri tregon se për vdekjen e Muhaxherit është njoftuar nga familja e tij të cilët kanë bërë një kërkesë që Bashkësia Islame në Kaçanik të njoftojë qytetarët për vdekjen e tij.
“Me të ardhur në punë në mëngjes kemi pranuar një kërkesë nga familjarët e Lavdrim Muhaxherit, për të njoftuar xhematin e xhamisë së Kaçanikut se ka ndërruar jetë Lavdrim Muhaxheri në Siri. Ne, me kërkesën e tyre, kemi bërë njoftimin në xhami dhe tani po vazhdon ceremonia e ngushëlllimit për familjen Muhaxheri në qytetin e Kaçanikut”, tha Neziraj.
Neziraj tha më tej se së bashku me imamë dhe qytetarë ishin në familjen Muhaxheri. (Shih videon në fund)
“Ne pas namazit të drekës i shoqëruar nga imamë dhe qytetarë të xhamisë së qytetit kemi vizituar familjen Muhaxheri, kemi ngushëlluar dhe patëm me vëllain e tij një informacion të shkurtë që dje pasdite ka humbur jetën vëllai i tyre Lavdrim Muhaxheri. Më shumë informacione nuk kemi, vetëm kaq dihet. Por dihet nga vëllai i tij që më ka thënë se është sulmuar nga avionë të ndryshëm dhe ka gjetur vdekjen në vend”, tha Neziraj.
Neziraj thotë se nuk e ka njohur Muhaxherin shumë, por me aq sa e ka njohur nuk kishte vërejtur tek ai ndonjë sjellje të radikalizuar.
“Unë nuk kam pas rast ta takoj Lavdrimin, e kam parë dy ose tri herë në Kaçanik sepse kur kam ardhur unë ai ka shkuar në Siri por në dy ose tri takime në xhaminë e qytetit, ai ka qenë një frekuentues apo një besimtar i mirë i xhamisë së qytetit dhe tek ai nuk kemi vërejtur asnjë shenjë të ekstremizmit. Edhe pse s’kam pasur rast ta njoh mirë, por e di që rrjedh nga një familje e mirë e qytetit të Kaçanikut”, tha Neziraj.
Duke shprehur keqardhjen për humbjen e jetës së një të riu nga Kosova, Neziraj thotë se Kosova nuk ka gjak për të derdhur.
“Ne nuk kemi fryt, nuk kemi gjak të njomë që të ujisim shkretëtirat e arabëve dhe të askujt tjetër sepse i madhi Allah na ka falur shqiptarë dhe myslimanë dhe ne duhet të kontribuojmë në vendin tonë në kombin tonë dhe në atdheun tonë”, tha Neziraj.
Neziraj tha se në tri vitet e fundit asnjë i ri nga regjioni i Kaçanikut nuk ka shkuar në Siri.
Kallxo.com ka provuar të kontaktoje edhe me familjarët e Lavdrim Muhaxherit por ata kanë refuzuar duke thënë se kanë dhimbjen e tyre dhe nuk duan të flasin.
Muhaxheri mori famë të keqe në Kosovë në vitin 2014 kur u fotografua duke mbajtur në dorë një kokë të prerë të një të riu në Siri.
Para se t’i bashkohej ISIS-it, ai punoi deri në vitin 2010 me trupat e KFOR-it, duke qenë pjesë e një operacioni mbështetës në kampin ushtarak Bondsteel afër Ferizajt.
Më vonë, ai u punësua në një kamp trajnimi të NATO-s në Afganistan.
Muhaxheri filloi të radikalizohet në vitin 2012 në qytetin e lindjes në Kaçanik dhe atë vit u raportua se shkoi për herë të parë në Siri si luftëtar.
Në vitin 2013, ai mori një post komandues brenda ISIS-it dhe u konsiderua si rekrutues i shqiptarëve të Kosovës si dhe inspirues i të tjerëve në Maqedoni e Shqipëri.
Më vonë, ai u pa në një video duke djegur pasaportën e Kosovës bashkë me disa luftëtarë të tjerë në Siri.
Emir i tij doli në kryetituj të lajmeve në nëntor 2016 kur policia e Kosovës dhe e Shqipërisë ndërmorën një operacion të gjerë në dy shtetet dhe arrestuan 19 persona të dyshuar se po planifikonin sulm terrorist kundër futbollistëve të Izraelit që kishin ardhur në Shqipëri për një ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit. Muhaxheri u tha se ka qenë organizator i sulmit.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































