Sport

15 vjet burg nëse vesh fanellën e Barcelonës në këtë shtet!

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 09 June 2017

Nëse vesh një fanelë të Barcelona-s në Emiratet e Bashkuara Arabe me logon e “Qatar Airways” mund të përfundosh në burg për 15 vjet.

Superfuqitë arabe, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Bahreini, kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin me pretendimin se ky i fundit mbështet ekstremizmin.

Katari i konsideron të pabaza akuzat se mbështet grupet militante të armatosura si dhe rivalin e tyre rajonal Iranin. Ndërkohë Arabia Saudite dhe disa nga shtetet e tjera arabe kanë pezulluar fluturimet me Katarin. “Qatar Airways” ka sponsorizuar fanelën e Barcelona-s që nga 2013-a, ndërsa në 2011 ishte “Qatar Foundation” në fanelën blaugrana.

-Advertisement-

Vitin e kaluar Barcelona njoftoi një marrëveshje të re katërvjeçare me kompaninë japoneze “Rakuten”. Marrëveshja me opsion zgjatjeje për një vit tjetër,  do të shohë logon e Rakuten të shfaqur në fanelën e Barças duke filluar nga sezoni tjetër.

Por, sipas gazetës argjentinase “Ole Internacional”, nëse vesh fanelën e vjetër të katalanasve me logon “Qatar” në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të gjobiteni me 110,000 paund ose do të dënoheni me 15 vjet burg. Ky do të ishte një dënim jashtëzakonisht i ashpër për shumë njerëz të dashuruar me lojën e Barcelonës në Lindjen e Mesme. /Telesport/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera