Maqedoni, ministri i ri pezullon 23 drejtues policie për dhunën në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 09 June 2017
Ministri i ri i Punëve të Brendshme në qeverinë e Maqedonisë, Oliver Spasovski njoftoi të enjten për pezullimin nga puna të 23 oficerëve të lartë të policisë për shkak të dyshimeve mbi rolin e tyre në ngjarjet e dhunshme në Parlament, më 27 prill.
Një grup pune në Ministrinë e Rendit ka përgatitur një raport mbi ngjarjet e 27 prillit dhe ka gjetur se ka patur shkelje të ligjit për policinë. Sipas raportit, policia ka dështuar në kryerjen e detyrës për shkak të ndikimit politik.
Dokumenti le të kuptohet se gjatë këtyre ngjarjeve policia nuk ka respektuar procedurat, ka munguar komanda për organizimin e njësiteve policore, nuk ka pasur përgjegjësi të përcaktuar, kanë munguar njoftimet operative të shërbimeve, shtabi operativ nuk e ka vlerësuar situatën, plani i skenarëve për neutralizim nuk është aktivizuar dhe se policia është penguar nga disa deputetë për mbylljen e dyerve të Parlamentit.
Spasovski nuk i bëri publikë emrat e oficerëve të pezulluar të policisë për shkak të natyrës së klasifikuar të raportit, që do t’i dorëzohet Prokurorisë Publike. Deri tani, kjo e fundit nuk ka marrë në pyetje asnjë prej zyrtarëve të lartë të policisë të dyshuar për dështimin e mbrojtjes së Parlamentit dhe ligjvënësve dhe as vetë deputetët e VMRO-së, për të cilët janë publikuar video duke hapur dyert e Parlamentit që të hynte turma e sulmuesve.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































