Lajme

Aktivistë për të drejtat e komunitetit LGBT me aksion para selive të partive (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 09 June 2017

Aktivistë për të drejtat e komunitetit LGBT (Lezbike, Gej, Biseksualë, Transgjinorë) kanë ndërmarrë një aksion simbolik ku vendosën postera “LGBT VOTON!” para selive te partive politike.

“Partitë politike dhe kandidatët për deputetë kanë anashkaluar tërësisht këtë komunitet, duke dështuar të dalin publikisht në mbrojtje të komunitetit LGBT dhe duke mos paraqitur asnjë plan konkret për ndalimin e diskriminimit dhe dhunës të bazuar në orientim seksual dhe identitet gjinor.

Pjesëtarët e komunitetit LGBT janë qytetarë të këtij vendi dhe shumë nga ta do të shfrytëzojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 qershorit”, thuhet në një njoftim të tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera