HOTI “SFIDOHET” NGA PUNËTORI I KEK-UT (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
17:36 | 08 June 2017
Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR, Avdullah Hoti, është “sfiduar” nga një punëtor i KEK-ut, gjatë vizitës që ka bërë sot në termocentralet e Kooporatës Elektroenergjetike të Kosovës.
Fillimisht, ai ia ka përkujtuar Hotit se si pasojë e vonesave rreth zhvendosjes se banorëve në zonën prej 52 hektarësh, bagerat e KEK-ut kanë ndaluar së punuari dhe dita-ditës KEK-u po humb dhjetëra miliona euro!
Më pas e ka pyetur se çka do të bëjë ai personalisht në këtë drejtim.
E, përgjigja e Hotit ka qenë krejt e shkurtër.
“KEK-u ka dorëzuar elaboratin e shpronësimit dhe qysh javën që vjen do të ulemi për të gjetur zgjidhje në këte çështje”, ka thënë Hoti, shkruan AktivPress.
Zona për të cilën ka folur punëtori i KEK-ut është bllokuar si pasojë e ndërtimeve ilegale në disa lagje të Shipitullës!
Ndërtimet janë bërë pas vendimit të shprehjes së interesit të veçantë për këtë zonë nga Qeveria e Kosovës, me ç’rast vlera e shpronësimeve është rritur nga 5 milionë në 16 milionë.
Për këtë arsye, shpronësimi ka ngecur dhe nga gushti i vitit të kaluar ka ndaluar së punuari eskavatori i parë i djerrinës duke vazhduar që dita ditës të ndalen edhe eskavatorët e tjerë dhe duke shkaktuar kështu humbje të mëdha KEK-ut./AktivPress

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























