Lajme

Zbulohet vendi ku u vra terroristi Lavdrim Muhaxheri (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 08 June 2017

Sipas ueb-sajtit ISIS.liveuamap.com, terroristi kosovar, Lavdrim Muaxheri, është vrarë në një qytet në lindje të Sirisë.

Kjo hartë monitoruese e aktiviteteve terroriste dhe xhihadistëve të ISIS-it tregon se Muhaxheri u vra në qytetin Al-Asharah, në lindje të Sirisë, transmeton Express.

Ndërkohë, vetë familja e Muhaxherit dhe policia e Kosovës e kanë konfirmuar se ai u vra dje pas mesnate.

-Advertisement-

Besohet se ai u vra në një sulm amerikan me dron.

Xhaxhai i Lavdrimit, Bajram Muaxheri, e ka konfirmuar në llogarinë e vet në Facebook se nipi i tij terrorist u vra, duke shkruar: “Vëllai im ka rënë shehid” dhe duke u lutur që “Allahu ta pranojë atë në mesin e shehidave, pejgamerëve e njerëzve të mirë”.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy