Lajme

Antikorrupsioni merr vendim për gruan e Murat Mehës (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 08 June 2017

Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit(AKKK) ma vendosur ta mbyllë rastin ndaj Miradije Meha, drejtoreshë e Departamentit të Administratës dhe Përkrahjes dhe zyrtar kryesor financiar në Komisionin Qendror të Zgjedhje, pasi që, sipas Agjencisë nuk ka prova që dëshmojnë konfliktin e interesit në ushtrimin e funksionit publik, transmeton Infokusi.com

Ndaj Miradije Meha, e cila njëherit është bashkëshorte e Murat Mehës, kryetar i Komisionit Qeveritar për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, një palë e tretë kishte bërë ankesë me dyshimin për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik, pasi që ushtron dy funksione në kuadër të KQZ-së.

Por, pas konsultimit të palëve dhe vendimeve në dispozicion, AKK ka konstatuar se angazhimi i znj. Meha si drejtoreshë e Departamentit të Administratës dhe Përkrahjes dhe zyrtar kryesor financiar në Komisionin Qendror të Zgjedhje nuk përbënë konflikt interesi, por mund të paraqet konflikt “rast pas rasti” të interesit, i cili ka mundësi të shmanget nëse nuk deklarohet me kohë./Infokusi.com

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera