Rozë

Shakira: “Nuk dola në pension falë Pique”

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 08 June 2017

Vitet e fundit Shakira ishte zhdukur pak nga panorama muzikore, por pas dy fëmijëve u kthye me diskun e ri “El Dorado”.

Revistës “Vanity Fair” këngëtarja i ka shpjeguar arsyen e kësaj qetësie: “Kisha pak frikë nga skena, doja të braktisja gjithçka”. E ka sjellë me këmbë në tokë, Gerard Pique dhe ajo thotë se “sot të bëj nënën është puna ime e vërtetë, ndërsa muzika është hobi im”.

“Në të kaluarën të emëtoje këngë njëra pas tjetrës ishte detyrë, por ideja të mbylleshe në një bunker për kush e di sa kohë më terrorizonte. Pashë dritë në fund të tunelit në momentin kur i thashë vetes se nuk do të bëja një album të tërë”, ka thënë Shakira.

-Advertisement-

Këngëtarja e njohur shprehet se “muzika është bërë hobi im dhe për këtë arrij ta bëj në mënyrë të qetë . Nuk e kisha menduar kurrë të thosha diçka të tillë, unë që kam punuar që në moshën 14 vjeçare”.

Në një moment krize kishte menduar të braktiste gjithçka , por falë Gerard Pique u kthye të këndojë: “Ma tha qartë dhe me bindje se nuk do të më lejonte të dilja në pension. Kishte të drejtë, isha vetëm e trembur, përkundrazi e terrorizuar”.

Mbështetje i dha edhe babai William, që e inkurajoi që kur ishte fëmijë: “Më përjashtuan nga kori i shkollës sepse mësuesja më tha dukesha një dhi. Ishte babai im që më tha të vazhdoja të këndoja. ‘Zëri yt është shumë i bukur, një ditë do ta vënë re të gjithë!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera