Lajme

Shpërthim në fabrikën e fishekzjarreve në Indi-25 të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 08 June 2017

Të paktën 25 persona, kryesisht punëtorë  u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën rëndë në një shpërthim të madh që ndodhi në një fabrikë të fishekzjarreve në rrethin e Balaghat të Indisë.

Shpërthimet ndodhën në një nga fabrikat që ndodhen pranë rrugës Samnapur dhe fshati Khairi. Ende nuk dihet shkaktari i shpërthimeve.

Raportohet se shpërthimet ishin aq intensive saqë zhurma  u dëgjua deri në pesë kilometra larg nga vendi i ngjarjes, raportojnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera