Mërgimtarët ndihmojnë një familje në meremetimin e shtëpisë
Autori: Gazeta inFokus
13:42 | 07 June 2017
Me iniciativë të mërgimtarëve tanë, në Gjermani, janë siguruar mjetet për meremetimin e shtëpisë për familjen e Elmi Begajt nga Banja.
Për këtë qëllim sot, në zyrën e Kryetarit të Komunës ka qëndruar mërgimtari dhe humanisti Besir Bytyçi nga Shkoza, i cili edhe e ka njoftuar kryetarin e komunës, për këtë donacion. Këtij donacioni i shtohen edhe një pjesë tjetër e mjeteve të siguruara nga Komuna e Malishevës dhe shumë shpejt pritet që kjo familje të ketë të zgjidhur problemin e banimit.
Besir Bytyçi, ka njoftuar se “shumë mërgimtarë i janë përgjigjur kësaj iniciative dhe janë grumbulluar një sasi e mjeteve prej gjashtë mijë euro, për meremetimin e brendshëm të shtëpisë së Elmi Begajt.” Bytyçi, ka falënderuar edhe Komunën për bashkëpunimin e mirë, në këtë iniciativë.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderua humanistin Bytyçi dhe të gjithë mërgimtarët, të cilët kanë kontribuar në grumbullimin e mjeteve, për meremetimin e kësaj shtëpie. “Ne si komunë, kemi ndërtuar pesë shtëpi këtë vit, dhe përsëri do ti ndihmojmë familjet në nevojë, ndërsa në rastin konkret edhe ne si komunë, kemi ndarë një shumë të caktuar, por çdo ndihmë që vjen nga mërgimtarët tanë, ka rëndësi të madhe, jo vetëm për familjen në fjalë, por për të gjithë ne, prandaj, i falënderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre për këtë familje dhe në të gjitha rastet tjera”, tha Begaj, duke shprehur falënderimin e tij për të gjithë mërgimtarët.
Besir Bytyçi, ka bërë të ditur se kjo iniciativë ka fillua kohë më parë, ndërsa mërgimtarët të cilët kanë kontribu me mjete janë: Bekim Bytyçi, Muhamet Bytyçi, Bahri Tahiri, Ramadan dhe Behar Kovaçi, Rifat dhe Haki Qamili, Gani Nuha, Haxhi Hoxha, Bajam Behrami, Ismet Jusufi, Agron Begaj, Imer Brahimi dhe Sajmir Ukaj.

T� tjera
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...



































