Diaspora kosovare ka 700 mijë qytetarë, 400 mijë të regjistruar
Autori: Gazeta inFokus
12:22 | 07 June 2017
Bashkatdhetarët përbëjnë një të tretën e trungut demografik të Kosovës, me rreth 700 mijë qytetarë, ndërsa vetëm në regjistrimin e mërgatës nga Ministria e Diasporës, kanë dalë rreth 400 mijë.
Kështu i ka deklaruar televizionit publik, Shyhrete Kastrati, drejtoreshë e Qendrës kulturore shqiptare në diasporë.
Ajo tha se të shtunën, më 10 qershor, do të publikohen rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, të cilat përafërsisht përfshijnë një shifër prej 400 mijë kosovarëve të regjistruar, kryesisht gjatë ardhjes në vendlindje.
Kastrati tha se procesi i regjistrimit ka filluar në vitin 2014 dhe shifrat aktuale, të cilat do të publikohen të shtunën, përfshijnë periudhën deri më 31 dhjetor 2016.
“Regjistrimi vazhdon deri më 2021, kur edhe do të kemi rezultatet përfundimtare të diasporës”, deklaroi Kastrati, sipas të cilës shifra prej 400 mijë bashkatdhetarëve të regjistruar përfshin regjistrin fizik të tyre, që është zhvilluar nëpër pikat hyrëse kufitare. Ndërsa procesi tjetër i regjistrit elektronik, sipas saj, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kastrati tha se shumica e kosovarëve të regjistruar janë nga Evropa, pasi edhe vendosja e diasporës ka qenë më e madh në BE. Ndërkaq, sa u përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, ajo tha se procesi ka qenë më i ngadalshëm, pasi që edhe ata më rrallë kanë ardhur në Kosovës për të qenë pjesë e “regjistrimit fizik”.
Por, Kastrati tha se gjatë periudhës së ardhshme orientimi institucional i Kosovës duhet të jetë në këto dy vende, ku ka një numër shumë të madh të kosovarëve.
Ajo potencoi se të drejtën e regjistrimit si mërgimtar i Kosovës e ka secili qytetar që ka lindur vetë, babai apo gjyshi i tij në Kosovë. Kurse kërkoi që mos të bëhet propagandë kundër regjistrimit, sepse të regjistrohesh si bashkatdhetar nuk ka asnjë konsekuencë në relacion me atdheun, ose me vendin ku jeton.

T� tjera
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...

































