Sport

⚽️ Pepe me mesazh emocionues (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 06 June 2017

Pepe tashmë e ka konfirmuar se do të largohet nga Real Madrid pas 10 sezoneve të kaluara.

Qendërmbrojtësi portugez, Pepe e ka konfirmuar se gjatë kësaj vere do të largohet nga Real Madrid, nga skuadra e ëndrrave të tij.

Ai sot me anë të një letre të publikuar në Facebook, ka treguar dashurinë e tij për Realin dhe ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

-Advertisement-

Pepe, po ashtu ka treguar edhe momentet më të mira të tij në Real, e që kanë qenë stërvitja, çdo ndeshje në Bernabeu dhe dashuria e tifozëve.

Letra e plotë e Pepes:

“Ditën që erdha më 12 qershor të vitit 2007, arrita në Real Madrid me iluzionin  e një fëmijë që shkon aty ku ka ëndërruar çdo ditë të fëmijërisë.

Sot, 10 vite më vonë, është radha që të ndaloj së veshuri këtë fanellë. Çdo ditë e kam veshur këtë fanellë me të njëjtin iluzion.

Sot vetëm mund të falënderojë ata që më kanë mbështetur, që e kanë shkruar për mua këtë histori të jashtëzakonshme. Faleminderit të gjithëve që më shoqëruat. Faleminderit të gjithë shokëve dhe kolegëve që do të jenë më mua kudo që të shkojë. Gjithashtu i them lamtumirë këtij qyteti, që ka qenë qyteti i lindjes dhe rritjes së vajzës time. Jam shumë i lumtur për atë që kam arritur dhe do ta kem dashurinë tuaj në zemrën time.

Po e them sërish më të mirën e këtyre 10 viteve. Të stërvitem çdo ditë, të jetoj me secilin nga të punësuarit në këtë skuadër, të eci në Santiago Bernabeu dhe të ndjej mbështetjen e juaj ishte magjike. Në zemër time do ta mbaj dashurinë që kam për ju dhe ndjenjën e përmbushjes së detyrës.

Real Madrid dhe dashuria juaj do të jenë gjithmonë pjesë e historisë time, e jetës time. Faleminderit. Pepe 6 qershor 2017”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera