Sport

⚽️ Vendim tronditës për Arda Turan pasi rrahu gazetarin

Autori: Gazeta inFokus 16:33 | 06 June 2017
Turqia ka përjashtuar nga ekipi kombëtar kapitenin Arda Turan.

Mesfushori i Barcelonës u përfshi në një sherr me gazetarin Bilal Mese gjatë udhëtimit të ekipit kombëtar me avion nga Shkupi në Trieste të Italisë.

Turan e kapi për fyti gazetarin dhe e ofendoi për shkak të një shkrimi të bërë nga ky i fundit pas përfundimit të Kampionatit Europian “Francë 2016”.

Pas mbërritjes në Slloveni ku Turqia është grumbulluar për të përgatitur ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës ndaj Kosovës, e cila do të luhet në mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, presidenti i Federatës Turke, Jëlldërëm Demiroren dhe trajneri i kombëtares, Fatih Terim, bënë një mbledhje kokë më kokë në lidhje me ngjarjen, shkruan Panorama Sport.

-Advertisement-

Pas kësaj mbledhjeje, Terim thirri kapitenin Arda Turan për t’i bërë me dije vendimin e përjashtimit të tij nga kombëtarja. Ky lajm padyshim që i intereson Kosovës, pasi kundërshtari do të vijë në Shkodër në një gjendje mjaft të tensionuar dhe pa shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë.

Gjatë pasdites, vetë Turan u shfaq në një konferencë për shtyp ku dha lajmërimin se i jepte fund karrierës së tij me Kombëtaren turke.

“Për shkak të ngjarjes që ndodhi kam marrë këtë vendim. Nuk jam penduar për atë që ndodhi, tani ndjehem i lirë”, tha futbollisti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera