Vulin moslejimin e tij për të hyrë në Kosovë e quan vendim “të turpshëm”
Autori: Gazeta inFokus
13:20 | 06 June 2017
Lëvizja e Socialistëve ka dënuar vendimin e Prishtinës për të mos i lejuar liderit të saj, Aleksandar Vulinit hyrjen në Kosovë.Vetë Vulin, ndërkaq ka thënë se Kosova ka të vetmen armë dhunën, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.
Partia e Vulinit vendimin e Prishtinës e quan “të turpshëm dhe me qëllim që të pengojë Vulinin të jetë në mesin e serb ëve të Kosovës e Metohisë”.
Ata thonë se në këtë mënyrë është shkelur në mënyrë “më të vrazhdë” Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë dhe i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian të reagojë dhe të dënojë, siç janë shprehur, “sjelljen skandaloze të Prishtinës”
Lëvizja e Socialistëve të Vulinit po ashtu e ka gjykuar “qyqare” kërcënimin me armë të Aleksandar Jabllanoviqit, kryetar i Partisë së Serbëve të Kosovës, ndaj aktivistëve të Listës Serbe.
“Jemi të bindur se këto incidente do të trimërojnë edhe më shumë serbët e Kosovës e Metohisë që të luftojnë për të drejtat e veta. Populli ynë në Kosovë e Metohi mund të shpresojë vetëm në qeverinë e vet dhe në Listën Serbe që garanton se nuk do të formohet e ashtuquajtura Ushtri e Kosovës, që nuk do t’i shërbejë Prishtinës dhe Eamush Haradinajt”, thuhet në komunikatën që e përcjellin mediet e Beogradit.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































