Ekonomi

Pagat mesatare në shtetet e Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 06 June 2017

Për një muaj, sllovenët mesatarisht fitojnë 1.030 euro, ose dy herë më shumë se qytetarët e Malit të Zi, që sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Statistikave, mesatarja është 512 euro.

Në vendin e dytë është Kroacia, me një pagë mesatare prej 750 eurosh.

Statistikat tregojnë se në Kroaci njerëzit me arsim të lartë kanë një pagë 23 për qind më të lartë se mesatarja, dhe 50 për qind më të lartë se njerëzit me arsim të mesëm. Doktorët kanë mesatarisht paga 102 për qind më të larta se personat me arsim të mesëm, të ardhurat e të cilëve janë 18 për qind më të ulëta se mesatarja.

-Advertisement-

Vendi i tretë i takon Malit të Zi, i cili vitin e kaluar shënoi një rritje të ndjeshme të të ardhurave mesatare. Për shembull, paga mesatare në vitin 2006 ishte vetëm 282 euro, ndërsa sipas Institutit të Statistikave, në prill 2017 arriti në 512 euro. Pra, pagat janë dyfishuar dhe nga muaji në muaj kanë shënuar rritje.

Në prill 2017 paga mesatare neto në Mal të Zi ka shënuar një rritje prej 0.8 për qind në krahasim me muajin mars 2017. Paga mesatare në prill, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar u rrit me 2.6 për qind, ndërsa në krahasim me pagën mesatare neto në vitin 2016 u rrit edhe me 2.6 për qind, raporton “Albinfo.ch”.

Pas Malit të Zi është Bosnja, Serbia dhe Maqedonia. Në Bosnjë e Hercegovinë qytetarët mesatarisht fitojnë më shumë se 430 euro. Paga mesatare në Bosnjë, sipas Agjencisë për Statistika të këtij vendi, është nominalisht me 0.2 për qind në krahasim me muajin dhjetor të vitit të kaluar, dhe ishte më e lartë për 1.4 për qind në krahasim me muajin mars 2016. Në vendin e pestë të pagave neto mesatare është Serbia, me 405 euro.

Në fund të listës është Maqedonia, ku paga mesatare është 370 euro.

Shporta mujore e një qytetari në Kosovë sipas të dhënave zyrtare llogaritet të jetë 115 euro, konsumi për ekonomitë familjare mbi 7500 euro, derisa, paga mesatare për punonjësit në institucionet publike është 429 euro, në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera