Shefi i Misionit Vëzhgues nga BE: Votuesit e Kosovës meritojnë ambient më të mirë të fushatës
Autori: Gazeta inFokus
12:36 | 05 June 2017
Shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE Alojz Peterle ka thënë se gjatë vizitës së tij në Kosovë është takuar me një gamë të gjerë të bashkëbiseduesve, të cilët mirëpritën punën e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe shprehën angazhimin e tyre për zgjedhje demokratike.
“Gjithashtu kam bërë thirrje për të gjitha palët pjesëmarrëse të shfrytëzojnë mundësinë që në zgjedhjet e 11 qershorit të tregojnë pjekuri demokratike. Dua të jem absolutisht i qartë se çfarë do të thotë kjo”.“Çdo frikësim i kandidatëve dhe familjeve të tyre është i papranueshëm. E drejta e të qenit kandidat dhe mundësia e të bërit fushatë në mënyrë të lirë janë parakushtet absolute të zgjedhjeve demokratike.
Të gjithë akterët politikë duhte të demonstrojnë përkushtimin e tyre ndaj principeve demokratike duke refuzuar fuqimisht të gjitha format e frikësimit, dhunës dhe presionit. Gjithashtu u bëj thirrje policisë dhe prokurorëve që të hetojnë incidentet e tilla në mënyrë të menjëherëshme dhe rigoroze”, ka thënë Peterle. Policia, autoritetet dhe udhëheqësit politikë duhet të sigurojnë që votuesit dhe kandidatët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike pa dhunë. Media ka rol thelbësor në nxitjen e debatit publik në alternativat e ndryshme politike. Përpjekjet e raportuara të partive politike të ndërhyjnë dhe imponojnë kushte në qasje te debatet zgjedhore, gjë që është në dëm të elektoratit, janë duke rezultuar në vështirësi për mediat në organizim të debateve të drejta dhe gjithëpërfshirëse në përputhje me ligjin.
Nuk është shumë vonë të ndryshojmë këto trende negative të cilat rrezikojnë njollosjen e gjithë procesit zgjedhor. Votuesit e Kosovës meritojnë më mirë. Është obligim i akterëve politikë të Kosovës të demonstrojnë se janë të gatshëm të përmbushin standardet demokratike evropiane. Kjo është qështje e përgjegjësisë kolektive. Udhëheqësit e partive politike të Kosovës duhet t’i përgjigjen kësaj sfide.” Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, që ka vëzhgues afatgjatë duke mbuluar 38 komuna në Kosovë, do të vazhdojë të përcjellë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtyre çështjeve.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...

































