Lajme

“Barazo faturën”, ndihmo fëmijët e SOS fshatit duke blerë në Meridian Express!

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 03 June 2017

Rrjeti i marketeve të lagjes me ofertën më korrekte në treg Meridian Express, për të tretin vit me radhë, përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në partneritet me SOS Fshatrat e fëmijëve lansuan kampanjën ”Barazo Faturën”. Kjo kampanjë ju mundëson të gjithë konsumatorëve të kontribuojnë për SOS Fshatin në gjithë rrjetin e dyqaneve Meridian Express.

Nëse fatura juaj është 4.97 euro, atëherë duke paguar 5 euro, ju dhuroni 3 cent për fëmijët e SOS Fshatit. Që kampanja të jetë sa më transparente, secila shumë e dhuruar do të figurojë në faturën fiskale në formë të produktit.

Kjo është një tjetër iniciativë domethënëse – traditë e rrjetit Meridian Express, duke u mundësuar të gjithë konsumatorëve të kontribuojnë për fëmijët e SOS Fshatit.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy