Sport

⚽️ Pesë ‘mallkimet’ që duhet t’i thyejë Reali për ta fituar Ligën e Kampionëve (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 03 June 2017
Juventus dhe Real Madrid do të takohen në qytetin e Kardiffit për të zhvilluar ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse të dy ekipet do të fillojnë ndeshjen me mundësi të njëjta fitimi, skuadra e Real Madridit për të fituar trofeun e 12-të të Ligës së Kampionëve, i duhet ti thyej pesë “mallkime”, të cilat do t’i paraqiten si pengesa në rrugën për të arritur këtë sukses.

ck

Që nga viti 1998, Real Madrid ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve vetëm në vitet që përfundojnë me numra çift. Juventusin e kishte mposhtur në finalen e vitit 1998, Valencian në finalen e vitit 2000, Bayer Leverkusenin në finalen e vitit 2002, dhe Atletico Madridin në vitet 2014 dhe 2016.

-Advertisement-

Në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, asnjë ekip nuk ka arritur ta mbrojë titullin. Katër klube kanë qenë afër, Milan, Ajax, Juventus dhe Manchester United, por në fund nuk ia kanë dalë.

Një tjetër mallkim që duhet ta mposht Real Madridi, është se skuadra italiane që nga viti 1996, kanë fituar Ligën e Kampionëve në çdo shtatë vite. Juventus në vitin 1996, Milan në vitin 2003, Inter në vitin 2010, dhe një skuadër italiane gjendet sërish në finale pas shtatë viteve, Juventus në vitin 2017.

Shpesh herë edhe fanellat e dyta, nuk i sjellin fat skuadrave. Real Madrid në finale ndaj Juventusit, luan në cilësinë e mysafirit, dhe do të vesh fanellat e dyta, me të cilat është mposhtur nga Valencia dhe Sevilla.

Real Madrid është kampion në fuqi i botës për klube, pasi në finale pas vazhdimeve ka mposhtur 4:2 Kashima Antlers. E keqja e kësaj është se asnjë skuadër që ka fituar këtë trofe, atë edicion nuk ia ka dalë ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Por, nëse ‘Merengue’ kapërcen këto vështirësi, do të thyej rekorde të ndryshme, duke u bërë skuadra e parë që fiton dy tituj radhazi të Ligës së Kampionëve, skuadra e parë që shënon 500 gola në këtë garë, e çmime tjera të veçanta individuale për lojtarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera