LDK dhe koalicioni prezantojnë projektin për lidhjen e arsimit me tregun e punës
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 03 June 2017
Kandidatët për deputetë, Dardan Velija dhe Besnik Krasniqi, nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, kanë prezantuar të shtunën projektin e koalicionit për zhvillimin e sistemin arsimor dhe ndërlidhjen me tregun e punës.
“Kualiteti i arsimit dhe papunësia e të rinjve janë çështje shumë serioze në vend. PDK-ja për pothuajse një dekadë e ka shndërruar segmentin qeveritar arsimor në një agjenci tenderimesh për ndërtim objektesh me çmime të larta. Mungesa e vizionit në segmentin arsimor ka bërë që kualiteti i mësimdhënies të bie dhe ka bërë që nxënësit tanë të dalin mjaftë dobët në testin e PISA-s”, ka thënë Velija.
Ai ka shtuar se koalicioni ynë do të bëjë modernizimin e sistemit të arsimit dhe do të përkrahim qasjen e të rinjve në tregun e punës.
“Ne do të bëjmë digjitalizimin gradual të shkollave. Të gjitha këto do të bëjnë futjen e platformave digjitale mësimore në përkrahje të punës së personelit tonë arsimor. Do të bëjmë subvencionimin e punës së parë të të rinjve për t’ju mundësuar atyre qasje në tregun e punës. Do të vazhdojmë me profilizimin, specializimin e universiteteve publike”, ka thënë ai.
Besnik Krasniqi ka thënë se koalicioni ynë ka një fokusin të qartë në sistemin arsimor duke filluar nga niveli parashkollor deri te niveli universitar.
“Fokusi ynë është në ngritjen e nivelit profesional të mësimdhënësve dhe universiteteve. Duke forcuar sistemin universitar ne reflektojmë pozitivisht në përgatitjen e mësimdhënësve të cilit i bartin ato njohuri tek nxënësit tanë. Prioritet do t’ju japim shkollave profesionale dhe ndërlidhjes së sistemit arsimor me tregun e punës. Shkollat profesionale për një kohë më të shkurtër i përgatisin të rinjtë për tregun e punës”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka pohuar se ne do ta promovojmë mësimin dual në shkolla, mësimin teorik dhe atë praktik, në mënyrë që procesi mësimor të zhvillohet edhe në shkolla edhe në ndërmarrje.
“Ne e dimë sa vështirë e kanë të rinjtë pas diplomimit të përfshihen në tregun e punës, prandaj do të mundësojmë punën e tyre praktike për një vit me pagesë dhe më pas do të financojmë të gjitha idetë e tyre për të bërë biznes. Ne planifikojmë që ta fuqizojmë fondin për shkencë, në mënyrë që t’i rritin kapacitetet e mësimdhënësve”, ka thënë ai.
Sipas Krasniqit, koalicioni posedon një plan konkret se si Kosova duhet ta përmirësojë rangimin në PISA. “Ngritja e cilësisë do ta bëjmë nëpërmes rishikimit të kurikulave, duke orientuar mësimin teorik, kah mësimi praktik. Pika e dytë mendojmë që t’i inkuadrojmë kuadrot tona deficitare në fushën e arsimit, duke përfshirë edhe disa që janë në pension, në fushën e matematikës dhe kuadro tjera deficitare. Pika tjetër është trajnimi dhe riaftësimi i mësimdhënësve për të përdorur metoda inovative të punës”, ka thënë Krasniqi.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































