Lajme

OBRM-PDUKM: Kjo qeveri është vetëm anti-reformuese

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 03 June 2017

LSDM-ja përmes një kumtese për media akuzon qeverinë e re si qeveri anti-reformatore. Sipas tyre, LSDM-ja di të menaxhojë vetëm me premtime të rrejshme dhe planifikim të skenareve të zeza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“LSDM-ja akoma nuk është futur në qeveri dhe filloi të relativizojë. Gjithçka që premtuan në zgjedhje, tani e paraqesin si qëllim nga i cili aspirojnë. Kaq vlen fjala e LSDM-së. Përderisa populli pret subvencione, paga më të mëdha deri 30 mijë denarë siç premtuan, ata po mendojnë skenare të zeza për OBRM-PDUKM-në me qëllim që populli t’i harrojë premtimet e tyre të rrejshme, që LSDM i bëri periudhën e kaluar”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti gjithashtu thonë se: “Qeveria e kriminelit të falur Zoran Zaev dhe LSDM-së nuk kanë çfarë t’i ofrojnë popullit, përveç premtimeve të rreme, destruktivitetit dhe frikës. Për këtë arsye, kjo qeveri nuk është reformuese, por anti-reformuese”./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera