Dardan Molliqaj dhe PDK e Deçanit kundërshtohen për të kaluarën!
Autori: Gazeta inFokus
23:18 | 02 June 2017
Një fotografi e bërë 17 vjetëve më parë e sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, me ish-kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçin, dhe një grup shokësh, e publikuar në rrjetin social Facebook, është bërë lajmi i mbrëmjes të premten mbrëma.
Fotografia është publikuar në rrjetin social Facebook nga një person i quajtur, Smajl Zuka, i cili në përshkrimin e fotos shkruan – me shumë gabime drejtshkrimore – se Molliqaj asokohe ishte kryetar i Forumit të PDK-së në fshatin Beleg të Deçanit, prej nga edhe është Molliqaj.
Se Molliqaj kishte këtë rol në strukturat lokale të PDK-së në Deçan e ka pohuar për Klan Kosovën edhe nënkryetari i PDK-së në këtë qytet, Gjevdet Hasanmetaj.
“Po, Molliqaj ka qenë pjesë e strukturave të rinisë së PDK-së në nëndegën në Beleg”, ka thënë Hasametaj.
Por, këtë e ka demantuar një nga themeluesit e PDK-së në komunën e Deçanit, Ismet Neziraj.
Ai deklaroi për Klan Kosovën se Molliqaj kurrë s’ka udhëhequr me ndonjë strukturë të PDK-së e Deçan.
“Molliqaj s’ka qenë ndonjëherë pjese e ndonjë strukture udhëheqëse as në Deçan e as në Beleg”, ka pohuar Neziraj.
Vet Molliqaj e ka mohuar lajmin në llogarinë e tij në Facebook, ndërsa në një komunikim me shkrim me Klan Kosovën ka pohuar se si e vërtetë duhet të merret deklarata e Nezirajt, kurse për Hasametajn tha se as që e njeh se kush është.
“Nuk e njoh këtë, është shpifje”, pohoi Molliqaj.
Ndërsa në Facebook ka shpjeguar rrethanat e shkrepjes së fotos.
“Koalicioni i krimit dhe klani pronto, nga frika e madhe e humbjes paskan filluar me bë mashtrime me një foto që është bërë në vitin 2000-2001, gjatë kohës kur unë isha nënkryetar i gjimnazit në Deçan, dhe ku për të takuar nxënësit dhe mësimdhënësit kishte ardhur Hashim Thaçi”.
“Në këtë kohë kam qenë 15 vjeç dhe asnjëherë nuk kam qenë anëtar i PDK dhe as pjesë e asnjë strukture të asnjë subjekti tjetër politik. Pres që themeluesit e PDK-së në Deçan ta demantojnë këtë të pavërtetë”.
Ndërsa për personin që e ka publikuar foton, Smajl Zukajn, ka shkruar se “është vëllai i Arif Zukajt i cili ka qenë një nga keqpërdoruesit e fondit ‘Vendlindja Thërret’ në Gjermani dhe ka vjedhur dhjetra mijëra euro nga ky fond”.

T� tjera
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...





























